“Art Muzeum Selami”, muzeu i parë privat i artit në Vlorë

Një lavdërim sipëror i takon ideatorit dhe realizuesit të këtij muzeu, Shkëlqim Selamit


Nga Ilmi Kasemi

Sot në 111-vjetorin e Pavarësisë, në qytetin e Vlorës, lart në Kuzum Baba u hap muzeu më i ri privat i artit.

Është muzeu i parë privat i këtij qyteti, rëndësia dhe dimensionet e të cilit shënojnë një ngjarje të madhe kulturore.

Ky muze në shumicën e veprave të ekspozuara ka një karakter të theksuar historik, e cila ilustrohet nëpërmjet shprehjes së artit figurativ.

Është një koleksion i mbledhur në vite me emra artistësh të spikatur vlonjat por edhe më gjerë.

Një lavdërim sipëror i takon ideatorit dhe realizuesit të këtij muzeu Zoti Shkëlqim Selami, i cili e bëri të mundur me përpjekjen si “bleta” të grumbullojë në vite vepra arti dhe ti ekspozojnë më në fund sot në ditën e flamurit, në një ndërtesë që ndodhet në një nga pikat më të larta të qytetit.

Ky idealist që tashmë është në pararojë të kontributit kulturor të qytetit të Vlorës, do të mbetet një nga figurat e ndritura të kalendarit historik të muzeologjisë nacionale të artit figurativ dhe të patriotizmit real.

Përveç lavdërimt më duhet të bëjë edhe një falënderim publik, bashkë me djalin tim Man Beati, për mikun ton tashmë, i cili vendosi të bënte disa skulptura në bronz dhe na i besojë neve ato.

Në këto skulptura janë imazhet e disa prej figurave të ndritura të historisë shqiptare nga antikiteti e deri në shek.XX.

Faleminderit dhe udhë të mbarë Art Muzeum Selami.

Ura e Mifolit
Vlorë
28 Nëntor2023

 

Java Kulturore Franceze, për herë të parë në Shqipëri teatri mbi ujë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi qytetarët të ndjekin këtë shfaqje buzë Liqenit Artificial të Tiranës në…

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Kthehuni në Itakë!

Sot në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Java Kulturore Franceze, për herë të parë në Shqipëri teatri mbi ujë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ftoi qytetarët të ndjekin këtë shfaqje buzë Liqenit Artificial të Tiranës në…