Begaj: “RAI Kalabria”, avokat i minoriteteve etno-gjuhësore

“RAI Kalabria” është një institucion mediatik që mbron të drejtat e pakicave etno-gjuhësore.


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë qëndrimit në provincën e Kozencës në Kalabri, zhvilloi një vizitë dhe në “RAI Kalabria”, një institucion mediatik që mbron të drejtat e pakicave etno-gjuhësore.

Në ceremoni ishin të pranishëm, drejtori i “RAI Kalabria” dhe prefekti i Kozencës.

Gjatë fjalës së tij, presidenti Begaj përmendi lidhjet e hershme të shqiptarëve me RAI-n gjatë izolimit komunist.

Ai shprehu mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e “RAI Kalabria” në promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe.

“Kjo vizitë korrenspondon dhe me miratimin e rezolutës nga Komisioni i Mbikqyrjes së Shërbimit Publik të Radiotelevizionit Italian, me anë të së cilës mbështetet transmetimi nga RAI Calabria, i programeve në gjuhën arbëreshe për 2023-2028. Jam besimplotë, se transmetimi i rregullt në gjuhën arbëreshe, do të jetë një kontribut i vyer për ruajtjen e kësaj gjuhe shumëshekullore, që për shkak të zhvillimeve globale rrezikon të humbasë. Transmetimi i programeve të tilla nga RAI Calabria, në kuadër të ruajtjes nga Italia të gjuhëve të minorancave, do të ndihmojnë që kjo gjuhë të ruhet e trashëgohet më tej. Duke e krahasuar arbërishten me shqipen e sotme, Çabej shprehej, se një shqiptar i Shqipërisë, duke dëgjuar një arbëresh të San Marzanos, do të kishte të njëjtën përshtypje që një italiani të sotëm i lë dëgjimi i gjuhës italiane të kohës së Dantes”, tha ai.

Begaj vlerësoi kontributin që RAI ka dhënë në dekadat e fundit, me dokumentarë dhe shërbimet e shumta gazetareske mbi trashëgiminë gjuhësore dhe promovimin kulturor të botës arbëreshe kalabreze dhe rrënjëve të saj të lidhjes me Shqipërinë.

“Një kontribut shumë i rëndësishëm-deklaroi Presidenti Begaj- është edhe mbështetja e kandidaturës së përfshirjes në listën e trashëgimisë verbale dhe jo-materiale të UNESCO-s së trashëgimisë arbëreshe të quajtur “Moti i madh” . Dhe për të mundësuar që kjo iniciativë të bëhet pjesë e trashëgimisë botërore, presidenti Begaj garantoi se ka një bashkëpunim shumë të mirë e të mirëkordinuar mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.

Presidenti apeloi për nevojën e lejimit të mësimit të gjuhës arbëreshe në shkollat e komuniteteve krahas lëndës italiane, pasi kjo parashikohet në ligjin italian.

“Natyrisht kemi ende shumë për të bërë. Për shembull, kur disa studiues shqiptarë filluan të interesoheshin për kulturën arbëreshe, për fat të keq gjetën shumë pak burime nga të niseshin. Në Itali të vetmet ishin ato të institutit LUCE, ndonëse për fat RAI prodhoi disa dokumente, por materialet janë ende shumë të pakta. Sot në kohën e digjitalizimit, i kemi të gjitha mjetet për t’i shkurtuar distancat gjeografike dhe strukturore. Lajmi i mirë është që OKB-ja e ka futur gjuhën arbëreshe në listën e 3000 gjuhëve nga 7000 më të rrallat në botë që janë në prag zhdukjeje. Kjo na inkurajon të bëjmë c’është e mundur për të ruajtur gjuhën arbëreshe”, u shpreh presidenti.

Ai nderoi stacionin televiziv “RAI Kalabria” me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

“Në vlerësim të kontibutit të dhënë për mbrojtjen dhe vlerësimin e gjuhës arbëreshe, të historisë, vlerave dhe traditave arbëreshe të Kalabrisë. Me mirënjohje ndaj përpjekjeve të vazhdueshme për promovimin e turizmit social-kulturor në Arbërinë e Kalabrisë”, është ky motivacioni i dekorimit të “Rai Kalabria” nga presidenti Begaj.

Lexo më shumë nga

Gonzato: Mbështesim të rinjtë shqiptarë në ndërtimin e një shoqërie demokratike

Ambasadori i BE Gonzato i priti të rinjtë në “Europe House” dhe shkëmbeu me ta ide mbi mënyrat se si…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dhimitër Anagnosti dhe kapërcimi i kufirit të vdekjes!

"Lexova sot mesazhe dashurie dhe krenarie për regjisorin e mrekullueshëm, emblemën më të shndritshme të kinematografisë shqiptare"

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Gonzato: Mbështesim të rinjtë shqiptarë në ndërtimin e një shoqërie demokratike

Ambasadori i BE Gonzato i priti të rinjtë në “Europe House” dhe shkëmbeu me ta ide mbi mënyrat se si…