Rama: Shqipëria pro rezolutës në Këshillin e Sigurimit për hapjen e korridoreve humanitare në Gaza

Rama theksoi se Hamasi nuk është për paqe, por për zhdukjen e Izraelit.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria votoi rezolutën në Këshillin e Sigurimit në të cilën apelohej për hapjen e korridoreve humanitare në Gaza.

“Palestinezët për fat të keq janë pengje të Hamasit dhe të lidershipit të tyre politik në shumë vite, që është radikalizuar në ekstrem nga njëra anë dhe nga ana tjetër ka humbur komplet relevancën, krahu jo i armatosur. Dhe janë kthyer në mburojë njerëzore e Hamasit e raketave të Hamasi dhe çmendurisë së Hamasit”, u shpreh ai.

Rama theksoi se Hamasi nuk është për paqe, por për zhdukjen e Izraelit.

“Dhe nga ana tjetër është shumë e lehtë të gjykosh Izraelin nëse nuk ke parasysh historinë e tmerrshme të Izraelit, popullit hebre, 3 mijë vjet duke u endur rrugëve sepse ju mohua toka e tyre. Eshte e lehtë t’u thuash se jeni popull pa tokë. Një profesor, akademik palestinez thotë: Hamasi përdor popullin për të mbrojtur raketat e veta. Izraeli përdor raketat për të mbrojtur popullin e vet. Aty është një përplajse mes dy botësh. Është vatra me e nxehtë e kërcënimit me zhdukje të Izraelit”, deklaroi Rama.

Për kryeministrin, të jesh me Hamasin, do të thotë të jesh me ata që përdhunuan vajza, dogjën të gjallë familje të tëra dhe fëmijë, i morën peng i sakatuan gjyshe e gjyshër.

Do të thotë, tha Rama, të jesh kundër profetit Muhamed, Kuranit dhe udhëzimeve të librave të shenjtë.

“Nuk mund të jesh dot me Hamasin”, deklaroi ai.

Për sa i përket aspektit humanitar, Rama deklaroi se në votimin në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria u bashkua me rezolutën që kishte apelin për të hapur korridoret humanitare.

“Në votimin në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria u bashkua me gjithë pjesën tjetër me rezolutën që kishte apelin për të hapur korridoret humanitare dhe për të ndihmuar civilët dhe nuk u bashkua me SHBA as me Britaninë e Madhe. Që do të thotë se ne jemi shumë të vetdijshëm”, u shpreh Rama.

Rama po ashtu theksoi se BBC publikoi fakte që spitalin në Gaza nuk e ka shkatërruar Izraeli.

Lexo më shumë nga

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i…