Rama: BE plan të ri për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Europian do të prezantojë nesër një plan të ri, i cili ka si synim të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin më shpejt në drejtim të Bashkimit Europian


Bashkimi Europian do të prezantojë nesër një plan të ri, i cili ka si synim të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin më shpejt në drejtim të Bashkimit Europian.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, një ditë para Samitit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama deklaroi se në takimin e përbashkët u diskutua situata në rajon dhe domosdoshmëria e një ecjeje të përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e Procesit të Berlinit.

“Kemi folur edhe për situatën në rajon dhe domosdoshmërinë e një ecjeje të përbashkët të të gjitha vendeve të rajonit, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e Procesit të Berlinit. Kemi folur edhe për atë që sipas meje, është risia më e rëndësishme prej vitesh e një samiti të Procesit të Berlinit, falë Presidentes që nuk ka ardhur në Tiranë thjeshtë për të përsëritur gjërat e njohura, por edhe për të paraqitur një plan të ri që do të ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor dhe vendet tona që të ecin më shpejt në drejtim të BE-së”, deklaroi Rama.

Kryeministri po ashtu deklaroi se Presidentja e kishte informuar për ecurinë e procesit screening.

“Presidentja më informoi për procesin screening, që është një diagnozë e thelluar e situatës në të gjithë sektorët e vendit që ka marrë miratimin për të negociuar anëtarësimin. Më vjen mirë që nga Presidentja dëgjuam fjalë të mira për procesin dhe për atë çka Shqipëria ka bërë”, u shpreh Rama.

Kryeministri ritheksoi se Shqipëria mbetet e linjëzuar plotësisht me BE-në sa i përket agresionit rus në Ukrainë.

“Shqipëria ka një përmasë modeste, ka një rol modest, por ne, brenda përmasës sonë dhe në rolin tonë, kemi qenë e do të mbetemi plotësisht të linjëzuar me BE-në në raport me Ukrainën, në një front, i cili nuk është thjeshtë për të mbështur Ukrainën, por për të mbajtur flamurin e vlerave dhe parimeve të panegociueshme të kësaj familje të madhe të bashkuar vendesh që besojnë te liria, demokracia, e drejta e pakushtëzueshme e çdo vendi europian”, tha ai.

Rama sërish vlerësoi mbështetjen e Presidentes së KE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit të fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit të 2019-ës.

“U gjend pranë nesh më një moment tragjik për vendin dhe popullin tonë, kur tërmeti shkatërrimtar solli aq shumë dhimbje dhe aq shumë dëme. Dhe pa Presidenten e KE-së, angazhimin e saj personal, të drejtpërdrejtë, për të thirrur me shumë shpejtësi një konferencë të madhe në Bruksel dhe për të kërkuar nga të gjithë solidaritet, ne nuk do t’ia kishim dalë. Dhe dhjetëra e mijëra fëmijë që në atë tërmet humbën shkollat e tyre, nuk do të ishin sot duke bërë mësim në shkolla që nuk kanë asnjë ndryshim nga shkollat më të mira të vendeve të BE-së“, shtoi kryeministri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

Turqia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.

Global 360

Osmani: BE heq të gjitha masat ndaj Kosovës. Rama: Meritë e jotja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fund të Samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Shkëmbimet tregtare me Turqinë, mbi 82 miliardë lekë gjatë 11-mujorit

Turqia vijon të mbetet partner i rëndësishëm i Shqipërisë në tregtinë ndërkombëtare.