Rama pret Princin e Kurorës së Abu-Dabit

Përmes Fondit Për Zhvillim të Abu-Dabit janë financuar një sërë projektesh të rëndësishme për Shqipërinë.


Kryeministri Edi Rama priti në një takim Princin e Kurorës së Abu-Dabit, Sheik Kaled bin Mohamed Al Nahjan (Sheikh Khaled bin Mohamed Al Nahyan). Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se foli më të për ecurinë pozitive të projekteve të përbashkëta.

Përmes Fondit Për Zhvillim të Abu-Dabit janë financuar një sërë projektesh të rëndësishme për Shqipërinë.

Ndër to është rehabilitimi i lumit të Tiranës dhe ndërtimi i Bulevarit të ri, si edhe rruga Tiranë-Elbasan.

Rama është takuar me princin e kurores se Abu-Dabit edhe në fillim të vitit 2020, ku i kërkoi mbështetje për procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019.

Në prill të këtij viti u firmos marrëveshja mes Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në Shqipëri dhe Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas të cilës do të financoheshin një pjesë të kontratave të sigurisë kibernetike të nënshkruara nga Shqipëria me kompani izraelite.

Në atë kohë kryeministri Rama e konsideroi këtë marrëveshje të një rëndësie të jashtëzakonshme strategjike për vendin.

Lexo më shumë nga

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i…