“Financial Times”: Shqipëria, një “Itali e vogël”

Artikulli i gjigantit britanik flet dhe për vizitën e kryeministres ialiane, Giorgia Meloni në Shqipëri.

Gjiganti botëror mediatik “Financial Times” e cilësoi Shqipërinë si “Italia e vogël” në një artikull të publikuar sot.

Kryeministri Edi Rama shpërndau në rrjetet sociale këtë artikull, teksa theksoi se numri i lartë i pushuesve të huaj që kanë zgjedhur për të vizituar Shqipërinë e kanë bërë atë pjesë të hartës turistike të Mesdheut.

“Turizmi i këtij sezoni në syrin e gjigantit botëror mediatik “Financial Times” që Shqipërisë i vendos epitetin e “Italisë së vogël” pas bumit të kësaj vere me pushues italianë, por edhe nga gjithë bota, si konfirmim i faktit se tanimë jemi bërë pjesë e hartës turistike të Mesdheut, përkrah shteteve të sprovuara prej shumë dekadash në këtë industri”, shkruan Rama.

Artikulli i gjigantit britanik flet dhe për vizitën e kryeministres ialiane, Giorgia Meloni në Shqipëri.

“Kryeministrja italiane Giorgia Meloni bëri një vizitë të papritur në Shqipëri këtë javë, duke iu bashkuar mijëra pushuesve verorë që kanë zgjedhur vendin ballkanik për shkak të çmimeve në rritje të Italisë dhe motit ekstrem. Meloni zgjodhi një rrugë me kosto të ulët, duke marrë një traget nga rajoni jugor italian i Pulias, ku ishte me pushime me familjen e saj për në portin shqiptar të Vlorës”, nis artikulli i “Financial Times”.

Sipas “Financial Times”, Shqipëria po gëzon një ringjallje ekonomike, pjesërisht edhe për shkak të bumit turistik.

“Një nga vendet më të varfra të Evropës, Shqipëria ka luftuar për dekada për të hequr reputacionin e korrupsionit dhe krimit të organizuar që ka shtyrë qindra-mijëra shqiptarë të emigrojnë. Por tani po gëzon një ringjallje ekonomike pjesërisht për shkak të një bumi turistik”, citohet artikulli.

Më tej, në artikull theksohet se pasagjerët e linjave ajrore drejt Shqipërisë u dyfishuan në qershor, kjo edhe për shkak të vendosjes së linjave ajrore me kosto të ulët.

”Të tërhequr nga plazhet e tij mesdhetare me çmime konkurruese, pasagjerët e linjave ajrore në Shqipëri u dyfishuan në qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas ACI Europe, një shoqatë e operatorëve të aeroporteve. Hapja e linjave me kosto të ulët për në aeroportet shqiptare kontribuoi në këtë kërcim, tha ACI”, thuhet në artikull.

“Financial Times” thotë se ndërsa çmimet janë rritur në Itali, turistët ndërkombëtarë janë joshur nga kostot më të ulëta shqiptare për çdo gjë, nga akomodimi në hotel deri te restorantet dhe shezlongët. “Agjencia Federale e Statistikave të Gjermanisë zbuloi së fundmi çmimet e restoranteve dhe hoteleve në Shqipëri ishin 56 për qind më të ulëta se ato të Gjermanisë, duke e bërë atë destinacionin më të lirë të pushimeve në Evropë”, citohet artikulli.

Artikulli i “Financial Times” vijon duke e përshkruar Shqipërinë si destinacionin e momentit, me plazhet e saj me rërë, të ngjashme me Karaibet. /ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.