Thomas Cole dhe kryevepra e tij, “Udhëtimi i Jetës”

Artisti amerikan Thomas Cole në 1840 krijoi nepërmjet një serie prej katër pikturash veprën “The Voyage of Life”


Nga Sokol Neçaj

Artisti amerikan Thomas Cole në 1840 krijoi nepërmjet një serie prej katër pikturash veprën “The Voyage of Life” (Udhëtimi i Jetës) që përfaqëson një alegori të katër fazave të jetës njerëzore.

Pikturat: Fëmijëria, Rinia, Burrëria dhe Pleqëria, përshkruajnë një udhëtar që lundëron me varkë nëpër Lumin e Jetës nën shoqërinë e një engjëll mbrojtës.

Peizazhi, që pasqyron një nga katër stinët e vitit, luan një rol të madh në përcjelljen e historisë. Nga njëra pikturë në tjetrën ndryshon edhe drejtimi i lëvizjes së varkës.

Në “Fëmijëri” një varkë e artë del nga një shpellë e errët – një burim tokësor misterioz – nga e cila i qaset botës me habi dhe naivitet një foshnjë e gëzuar. Drita e trëndafiltë mbush skenën me bukuri marramendëse ndërkohë një figurë engjëllore e udhëheq varkën përpara.

Tek “Rinia”, udhëtari merr me besim kontrollin e varkës. I pavëmendshëm ndaj turbulencave në rritje dhe kthesave të papritura të përroit, pelegrini përpiqet me guxim të arrijë një kështjellë në hapësirë, paraqitje emblematike e ambicies së adoleshencës për famë dhe lavdi.

Në pikturën tjetër, “Burrëria”, udhëtarin e kërcënojnë tërbimi i natyrës, demonët e këqij dhe vetëdyshimi. Këtu siç thoshte vetë Cole, “Timoni i varkës është zhdukur”; udhëtari ka humbur kontrollin e jetës së tij. Engjëlli nga retë shikon poshtë ndërsa vërtitet drejt pragjeve të dhunshme dhe shkëmbinjve të zhveshur e të thyer. Sipas autorit vetëm ndërhyrja hyjnore, mund ta shpëtojë udhëtarin nga një fat tragjik.

Në pikturën e fundit të serisë, “Pleqëria”, rrjedha e jetës ka arritur në oqeanin e përjetësisë, ku udhëtari noton në varkën e tij të thyer dhe të derrmuar. Të gjitha shenjat e natyrës dhe “ekzistenca trupore” janë hedhur mënjanë. Engjëlli mbrojtës, të cilin ai e sheh për herë të parë, e drejton shikimin e tij drejt një drite sinjalizuese dhe të butë që del prej reve të ndara – vizioni I jetës së përjetshme.

Nga pafajësia e fëmijërisë deri te vërshimi i besimit rinor, përmes sprovave të moshës së mesme dhe më në fund, te shpëtimi hyjnor, Udhëtimi i Jetës simbolizon fazat e jetës së njeriut mes vdekjes dhe ringjalljes. Udhëtari trim i Cole është interpretuar gjithashtu si një personifikimi i Amerikës – si një vend në fazën e tij adoleshente të zhvillimit.

“MónTerrassa”: Vjosa, një përvojë turistike mes lumenjve të egër, kanioneve dhe burimeve termale

Lumi Vjosa, me ujërat e tij të egra, kanionet mbresëlënëse dhe burimet termale, ofron mundësi të veçanta për zhvillimin e…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“MónTerrassa”: Vjosa, një përvojë turistike mes lumenjve të egër, kanioneve dhe burimeve termale

Lumi Vjosa, me ujërat e tij të egra, kanionet mbresëlënëse dhe burimet termale, ofron mundësi të veçanta për zhvillimin e…