Shoqata “Miqtë e Bullgarisë”, urë e bukur miqësie midis popullit shqiptar dhe bullgar

Shoqata “Miqtë e Bullgarisë” e ka zanafillën e saj në vitin 1988. Kryetari i saj i parë ishte Prof.Dr. Llukan Tase


Nga Koçi Tahiri
Kryetar i shoqatës “Miqtë e Bullgarisë”

Shoqata “Miqtë e Bullgarisë” e ka zanafillën e saj, 25 vjet më parë, në vitin 1988, kur një grup ish-studentësh që kishin mbaruar studimet e tyre në Republikën e Bullgarisë, ndërmorën nismën e shumëpritur për të themeluar shoqatën shqiptaro-bullgare.

Disa nga themeluesit e nderuar të saj, në pamundësi për të përmendur të gjithë, emër për emër, janë Prof. Dr. Llukan Tase, Prof. Dr. Nedahi Thëllimi, Bajram Shtylla dhe dashamirës të tjerë të miqësisë midis dy popujve.

Shoqata u formalizua ligjërisht në Gjykatën e Tiranës dhe në regjistrin kombëtar të shoqatave në Shqipëri.

Shoqata zgjodhi kryesinë dhe kryetarin e saj, Prof.Dr Llukan Tase.

Misioni i shoqatës është promovimi i vlerave kulturore midis dy vendeve miq, Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Arti dhe kultura janë dy ndër urat krysore të lidhjeve midis dy popujve. Janë më dhjetra aktivitetet e realizuar ndër vite nga shoqata, në bashkëpunim dhe në koordinim edhe me ambasadëm e Bullgarisë në Tiranë, apo atë shqiptare në Sofje.

Personalisht drejtimin e shoqatës e kam marë para dy muajve dhe konkretisht, më datën 25 maj 2023, ditën e Arsimit dhe Kulturës Bullgare.

Gjatë kësaj kohe kemi bër dhe aktivitete të përbashkëta kulturore ku kemi pritur tre grupe folklorike të disa shoqatave kulturore ku aktivitetet janë pëlqyer dhe mirëpitur nga të gjithë.

Këto aktivitete kanë patur dhe dashamirësinë e am Bullgare e sidomos të Ambasadorit Ivaylo Kirov, i cili gjatë këtyre dy muajve ka marë pjesë dhe në disa aktivitete kulturore që kemi patur ne si shoqatë.

Shoqata ka nderuar ish-kryetarin Prof.Dr. Llukan Tase me “Cerifikatën e Mirënjohjes”, si edhe me titullin Kryetar Nderi i Shoqatës “Miqtë e Bullgarisë”.

Gjatë muajit shtator do të njohim anëtarësinë edhe me ndryshimet statusore dhe programin e ripunuar të shoqatës.

Si shoqatë, kemi obligime për miqësinë me popullin bullgar pasi aty në kryeqytetin e Bullgarisë, në Sofje, Rilindasit tanë kanë gjetur përkrahjen për të zhvilluar aktivitetet e tyre për të mirën e popullit tone.

Sigurisht, ne do të punojmë dhe për vendosjen e urave të respektit reciprok, pasi ne në Republikën e Bullgarisë, kemi një komunitet shqipfolës, të cilët janë gjaku ynë.

Këto dhe të tjera aktivite që do bëjnë të të ardhmen do të forcojnë edhe më shumë miqësinë midis dy popujve.

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.