Begaj: Samiti i NATO-s, moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagon lidhur me Samitin e NATO-s, i cili zhvillohet në Vilnius të Lituanisë.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj reagoi sot lidhur me Samitin e NATO-s, i cili zhvillohet në Vilnius të Lituanisë.

Begaj e sheh këtë samit si një moment të rëndësishëm për sigurinë euroatlantike.

Begaj shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale, se Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Aleancës për të forcuar masat e parandalimit dhe të mbrojtjes.

“Samiti i NATO-s në Vilnius është një moment kyç për sigurinë e rajonit euroatlantik. Vendimet e marra gjatë këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes së zgjeruar për Ukrainën. Shqipëria mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur përpjekjet e Aleancës për të forcuar masat e parandalimit dhe të mbrojtjes”, shkruan Begaj.

Vendet anëtare të NATO-s do të mblidhen sot dhe nesër në Vilnius të Lituanisë ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Lexo më shumë nga

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia e humbi Kosovën, lumenjtë ndjekin gjeografinë dhe jo bisedat diplomatike

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratave të Beogradit në lidhje me devijimin e lumit Ibër