Rama: Brenda qershorit, platforma e transformimit të Kadastrës

Rama: Duhet të përmbysim rendin që mbizotëron në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vijoi sot turin e takimeve falënderuese pas zgjedhjeve vendore të 14 majit në Fier, nga ku bëri të ditur se shumë shpejt do të mbyllen dyert e Kadastrës, për t’ia lënë vendin marrjes së shërbimit online.

Rama tha se brenda muajit qershor do të prezantohet edhe platforma e transformimit të shërbimit të Kadastrës.

“Duhet të përmbysim rendin që mbizotëron në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. Dhe njëlloj siç kemi vepruar me shumë shërbime të tjera, duhet të mbyllim dhe dyert e kadastrave. Nuk ka nevojë që qytetarët të shkojnë dyerve të kadastrave. Nuk ka nevojë dhe nuk do të ketë nevojë. Duhet të mjaftojë që qytetarët të bëjnë aplikimin online, siç e bëjnë për shumë shërbime të tjera, dhe të marrin po online shërbimin që kërkojnë, brenda afatit, pa pasur nevojë të takojnë njerëz dhe pa qenë në dorën e asnjë regjistruesi apo kryeregjistruesi. Besoj se brenda muajit qershor do të bëjmë prezantimin e këtij transformimi dhe do të veprojmë shumë shpejt për t’ia hequr përfundimisht njerëzve këtë barrë të tmerrshme”, u shpreh Kryeministri.

Rama theksoi se ata që kanë votuar e votuar disa herë PS-në, nuk mund të presin edhe 10 vite të tjera për të mos pasur më andralla me Kadastrën, për të mos pasur tortura në marrjen e titujve të pronësisë, për të mos pasur më pamundësi në regjistrimin e tokës së tyre, që fatkeqësisht, vuri në dukje ai, ndodh akoma.

Sikundër, shtoi Kryeministri, edhe pse në një pjesë të madhe të shërbimeve kemi bërë revolucion, duke i hequr radhët, mbyllur dyert e zyrave që për një kohë të gjatë thithën sa mundën nga të dy xhepat e qytetarëve.

“Edhe nga xhepi që duhet të paguante mbi dorë, edhe nga xhepi që duhet të paguante nën dorë, përsëri kemi Kadastrën që është portreti i turpit tonë. Nëse nuk ja themi vetes këtë të vërtetë, nuk e ndajmë me të tjerët këtë të vërtetë, duket sikur jetojmë jashtë realitetit ose sikur jemi pajtuar me këtë të vërtetë”, u shpreh Rama.

Por, theksoi Kryeministri, nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë të vërtetë apo me të vërteta të tjera që, siç u shpreh ai, janë pjesë e një procesi, sepse nuk mund të bëhen të gjitha menjëherë.

“Janë edhe pjesë e kësaj kontrate që ne kërkuam e qytetarët e nënshkruan me votën e 14 majit dhe tani jemi ne që duhet ta zbatojmë, sepse njerëzit na kanë dhënë një kredi shumë të lartë, por kush mendon se na kanë dhënë me interesa shumë të ulëta bën një gabim shumë të madh. Është një kredi me interesa shumë të larta, që duhet të jemi në gjendje ta kthejmë përmes rezultateve konkrete të investimit të qytetarëve tanë”, u shpreh ai.

Lexo më shumë nga

Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i marrin pensionistët

Kryeministri Edi Rama iu tha pensionistëve se të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës për shkak të konfliktit në…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës do t’i marrin pensionistët

Kryeministri Edi Rama iu tha pensionistëve se të ardhurat nga rritja e çmimit të naftës për shkak të konfliktit në…