Veliaj: PS, si traktor i ri modern!

Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj u ndal në Pezë, ku mbolli pemë me banorët e zonës.


Në vijim takimeve në çdo njësi, kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj u ndal në Pezë, ku mbolli edhe disa pemë me banorët e zonës.

Ai e krahasoi Partinë Socialiste me një traktor të ri, modern, që i çon punët e qytetit përpara, kurse çiftin Berisha-Meta si një traktor të vjetër, që mezi lëviz.

“Këtij zetorit blu, i ka rënë goma, është prodhim sovjetik, mezi e kemi sjellë me karrotrec deri këtu, se ecte më shumë mbrapa se sa para. Kurse, ky zetori perëndimor, me mijëra kuaj fuqi, ka takat të punojë toka, të ecë përpara, ta zhvillojë terrenin, të japë prodhim e të sjellë bereqet. Kjo është diferenca këtu në fshat, midis zetorit blu dhe traktorit tonë, që ecën përpara dhe çan rrugë të reja, sjell prodhim për tokat tona, për familjet tona, për fshatin tonë. Ndaj, miqtë e mi, bëni krahasimin: Nëse doni dikë që t’ju punojë tokën, t’ju sjellë prodhim, t’ju sjellë bereqet, të ketë produktivitet, do zgjidhni produktin sovjetik? Do zgjidhni Saliun, që i ka dalë rrota? Do zgjidhni Ilir Metën që i merr lekët nga rusët? Apo traktorin perëndimor që ka fuqi, që ka mbështetje, që mund të na çojë përpara?”, tha Veliaj.

Duke komentuar hapjen e fushatës së Berishës dhe Metës, Veliaj tha se ka më shumë njerëz në këtë fushë kalçetoje në Pezë, se sa ishin në stadiumin “Arena Kombëtare” të shtunën.

“Saliu kishte harruar që militantët nuk duhet t’i paguash vetëm për të ardhur, por duhet edhe për të ndenjur. Kurse ne e kemi falas dashurinë. E kemi falas shoqërinë, e kemi falas këtë kontribut sepse e bëjmë aty ku kemi zemrën. Siç thotë kjo kënga jonë: ‘ku është shoqëria, ku është dashuria, aty është Shqipëria’. Aty është forca jonë, aty është frymëzimi ynë, aty është fitorja jonë”, tha Veliaj.

“E patë stadiumin? Ishte e trishtueshme ta shikoje Saliun që u mbante fjalim sediljeve. U kënaqën sediljet bosh me fjalime, kurse Saliu fliste sikur po u fliste turmave. Qartazi i ka ngelur ora në vitet ’90-të, ku ca njerëz e hëngrën sapunin për djathë. Në vitet ’90-të ca njerëz thane: ‘Piramidat janë e ardhmja! Sudja është e ardhmja! Xhaferri, “Populli”, Vehbiu, janë e ardhmja!’. I ka ngelur mendja tek ato vite, ku njerëzit gënjeheshin. Por ne të gjithë e dimë, dilte Saliu me Suden thoshte: ‘Falas, falas, falas’, kur në një moment doli Sudja tha: ‘Mbaruan lekët!’. Njerëzit humbën shtëpinë, humbën tokat, humbën kursimet. Falas ishte për ca kohë, por pastaj mbaroi gjithçka! Historitë me falas, e me pa lekë, kap ç’a të kapësh, secili për vete, zgjasin, por zgjasin shumë pak, nuk janë afatgjatë. Ky zetori këtu është falas, por nuk ke ç’e do, se nuk ecën një metër, nuk punon asnjë tokë, nuk hap dot asnjë kanal, nuk mbjell dot asnjë bimë. Këtij traktorit tjetër duhet të hipësh, duhet ta drejtosh, duhet ta mbushësh me naftë, ama garancinë për ta punuar tokën e ka vetëm ky që ecën përpara, që ka takat, që ka kuaj fuqi dhe që është perëndimor dhe që ecën përpara”, përfundoi Veliaj.

Lexo më shumë nga

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Rritja e të ardhurave buxhetore, në nivel historik

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se një tregues i rëndësishëm i fazës ku ndodhet sot ekonomia shqiptare është edhe…