Balluku: Bursa e energjisë funksionale, gati dy ankandet e para

Zëvendëskryeministrja: Shqipëria synon të bëhet një vend eksportues neto i energjisë elektrike.


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi sot se Shqipëria synon të bëhet një vend eksportues neto i energjisë elektrike.

Në fjalën e saj, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Balluku informoi edhe se tashmë Bursa e Energjisë është funksionale dhe se javën që vjen zhvillohen dy ankandet e para.

“Kemi përmbushur shumë kërkesa, siç është ndarja e Operatorit të Shpërndarjes së Eenergjisë Elektrike, liberalizimi i pjesshëm i tregut të energjisë elektrike, krijimi i Bursës Shqiptare, e cila gjej rastin që ta deklaroj këtu, tashmë është funksionale. Në 11 dhe 12 prill do të kemi dy ankande live dhe e kemi lënë ta lançojmë në publik përmes një procesi të vërtetë, është pritur shumë kohë për këtë bursë, do jetë dita kur publiku do njihet me të. Shqipëria do jetë aktive në investimin për sa i përket linjave të transmetimit. Nëse sot kërkohet energji e rinovueshme, nëse Shqipëria ka synimin që të bëhet eksportuese neto e energjisë elektrike deri në vitin 2029, ajo çka kërkohet është së bashku me investimet për shtimin e kapaciteteve prodhuese, është fuqia transmetuese”, tha Balluku.

Për këtë, ajo informoi se Shqipëria ka nisur një proces të përbashkët me Maqedoninë e Veriut dhe shumë shpejt linja e transmetimit “Bitola”, që çon energjinë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në drejtim të Bullgarisë dhe vendeve të Detit të Zi, do të jetë aktive.

“Kemi një marrëveshje dhe me shtetin grek për trefishimin e kapaciteteve të përcjellësit. Këto janë projekte rajonale të nisura, të vëna në shinat e bashkëpunimit, që tregojnë se Procesi i Berlinit sot ndodhet në pozitën më të mirë se kurrë, pa përjashtuar këtu dhe Ballkanin e Hapur. Të gjitha këto projekte do të jenë shpejt të prekshme, duke dhënë impakt në rritjen ekonomike në të gjitha vendet e rajonit që janë përfshirë”, theksoi ajo.

Zv/kryeministrja foli dhe për sfidat në përmbushjen e objektivave në sektorin energjetik, ku nënvizoi se mbështetja financiare e BE-së ndaj këtyre projekteve duhet të jetë më e madhe dhe se proceset nuk duhen zgjatur, pasi sipas saj, ndikon në marrjen e kredive.

“Dua të ndalem pak tek sfidat, sepse flasim gjithmonë për arritjet, por duhet pasur parasysh që pjesë e Procesit të Berlinit janë dhe institucione të rëndësishme të BE-së. Për sa i përket mbështetjes financiare, është e pamjaftueshme dhe e ngadaltë dhe ky është vendi i duhur ta ndajmë me ju këtë problematikë. Po të shohim sa para vijnë në vendet e Ballkanit Perëndimor, krahasuar me shtetet e tjera, ndryshimi është i madh. Edhe pjesa e stërzgjatur e këtyre proceseve ka një ndikim direkt në projektet”, u shpreh balluku.

Këtu ajo përmendi si shembull bajpasin e Tiranës, për të cilin tha se u zgjat më shumë se 6 vjet, dje u rrit kostoja.

“36 milionë lekë diferencë sot prej rritjes së çmimeve të produkteve të ndërtimit, si kredi, u rritën kostot e projektit. Pra, vonesat që aplikohen në financimet e buta, japin ndikim direkt në marrjen e kredive dhe uljen e granteve që vijnë nga këto kredi. Për qeverinë shqiptare Procesi i Berlinit është nga proceset më të rëndësishme dhe nuk do të reshtim ta kemi prioritet në axhendën tonë, edhe vetë prezenca e Komitetit sot tregon se vetëm me bashkëpunim ne do t’ia dalim për të realizuar të gjitha objektivat”, deklaroi Balluku. /ATSH

Lexo më shumë nga

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje, që u bë lajm në çdo cep të botës

Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale për koncertin e Kanye West të mbajtur një natë më parë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koncerti i Kanye West në Tiranë, Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje, që u bë lajm në çdo cep të botës

Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale për koncertin e Kanye West të mbajtur një natë më parë…