Gazetari ideal!

Një gazetar ideal është i gatshëm t’i thotë të vërtetën pushtetit


Nga Lutfi Dervishi

Së pari, një gazetar ideal duhet të respektojë etikën dhe standardet profesionale dhe ta konsiderojë të shëmtuar dhe të dënueshme shantazhin dhe keqpërdorimin e profesionit për qëllime personale apo për shërbime ndaj “të tretëve”. Një gazetar ideal përpiqet gjithmonë të raportojë dhe të shkruajë për të vërtetën duke qenë i paanshëm, duke shmangur sensacionalizmin dhe paragjykimet.

Profesionalizmi është thelbësor për të kthyer besimin e publikut dhe për t’u sigurar që qytetarët kanë akses në informacion të besueshëm.

Së dyti, një gazetar ideal i përkushtohet investigimit dhe nuk e përdor investigimin si “leje gjuetie”, por merret me çështje dhe probleme që shpjegojnë mekanizmin e paligjshmërisë dhe padrejtësisë dhe jo me një rast të veçuar. Gazetaria investigative shërben për të “vënë” para përgjegjësisë ata që janë në pushtet, për të zbuluar korrupsionin dhe abuzimet. Në një vend ku korrupsioni është endemik, gazetaria investigavie është thelbësore.

Së treti, një gazetar ideal është i gatshëm të marrë rreziqe dhe të mbrojë të drejtat e tij. Një gazetar ideal ka guximin t’i thotë të vërtetën pushtetit dhe të denoncojë ata që e kërcënojnë.

Së katërti, një gazetar ideal duhet të jetë në gjendje të punojë në një mjedis profesional dhe bashkëpunues. Në epokën e mediave dixhitale, është thelbësore që gazetarët të punojnë së bashku për të verifikuar dhe shpërndarë informacione të saktë. Gazetaria e mirë kërkon SOLIDARITET. Duke qenë solidar, do të ulen shanset për të kërcënuar dhe intimiduar gazetarët.

Së pesti, një gazetar ideal është gjithmonë i përditësuar. Teknologjia po zhvillohet me shpejtësi. Vetëm profesionalizmi dhe vërtetësia do të bëj të mundur që gazetarët të mbeten relevant dhe efektiv në rolin e tyre si “Qeni roje” i tre pushteteve të tjera.

Së gjashti, një gazetar ideal di të bëj dallimin mes lajmit, propagandës, gënjeshtrës, gjysëm të vërtetave, sajesave, thashethemit, spin-it, keqinformimit, ç’informimit dhe dezinformimit.
Një gazetar ideal e ka të qartë dallimin mes “interesit publik” dhe “interesant për publikun”

Së shtati, një gazetar ideal nuk lind nga asgjëja. Nuk mund të ketë gazetar të lirë, kur pronari i tij i medias është i “robëruar”.

Së fundmi: sot gazetarët nuk janë të pakonkurrueshëm. Sot gazetarë janë edhe qytetarët, pushtetarët, njerëzit e biznesit dhe botës së spektaklit që komunikojne me publikun përmes rrjeteve sociale. Sot “lajmi dhe lajmësi” janë bërë një.

Vetëm rikthimi te idealet ndoshta bën të mundur që gazetaria të mbetet, sipas përkufizimit të Gabriel Garcia Marquez, profesioni më i bukur në botë.

Lexo më shumë nga

Kadastra Shqiptare: 3580 vendime legalizimi u miratuan gjatë korrikut

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) miratoi 3580 vendime legalizimi gjatë muajit korrik, duke vijuar procesin e formalizimit të ndërtimeve pa…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kadastra Shqiptare: 3580 vendime legalizimi u miratuan gjatë korrikut

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) miratoi 3580 vendime legalizimi gjatë muajit korrik, duke vijuar procesin e formalizimit të ndërtimeve pa…