Zana Karafili, “Zonja e Madhe” e Përmetit!

Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së një prej “Zonjave” të mëdha përmetare.


Nga Dash Frashëri,
moderator i grupit “Përmetarë në Vite”

Zana Karafilin, bashkëshorten e mësuesit të respektuar Nepton Mero, mund ta përshkruaja me dhjetëra epitete nga më të bukurat. Por, në 75-vjetorin e e lindjes, besoj se i përmbush një: “Zonja e Madhe e Përmetit”.

75 vitet e Zanës kanë qenë shumë dinamike dhe në kontrast, pasi ka përballuar si individ dhe familje shumë vështirësi të pamerituara, por ajo ka mbetur e njëjta. Me buzëqeshjen e saj. Me dashamirësinë e saj. Me dashurinë e saj për Përmetin.

Një rikthim pas disa dekadash më risjellin çiftin më modern të qytetit në vitet 1970. Neptoni, vëllai i një prej inxhinierëve dhe pedagogët më të mirë shqiptarë, Agim Mero, i dënuar padrejtësisht nga regjimi i mëparshëm, dhe Zana, mbesë e At Stath Melanit, patriotit të madh. Dy botë të mëdha. Të bashkuara në një lidhje të përjetshme.

Një përmetare e devotshme, dhe për më tepër – dua ta theksoj – një patriote e madhe. Promovuese e historisë më të bukur shqiptare. E kauzës shqiptare.

Së bashku edhe përmetarin e ndjerë, Vasil Logon, si dhe përmetarë e tjerë si Genc Muço, Fatmir Shahini, etj, themeluan në Athinë në vitet 2000, Shoqatën e Përmetit, duke u njohur zyrtarisht dhe të lincecuar nga shteti grek. Një kurorëzim përpjekjesh titanike, duke marrë parasysh edhe atmosferën e atyre viteve në qarqet nacionaliste greke.

Zana ka një lidhje të përheshme me “Përmetin e luleve”. Mikeshat e saj përmetare. Ruan traditat më të mira të mikpritjes, që e kanë bërë të famshëm Përmetin.

E vetëdijshme për kontributim e parardhësve të saj, nga At Stath Melani, i shpallur me dekret presidencial “Nderi i Komnbit”, por edhe te mësuesi i shquar përmetar, Eftim Kosta Lako, ose mësues Çiçimin, mësuesin e shumë brezave në Permet, ajo përpiqet gjithmonë t’iu japë mesazhe patriotike dhe kulture gjeneratav e të reja.

Zana dhe Neptoni ndërtuan një familje të bukur, me fëmijë të mirëarsimuar. Dhe tashmë janë gjyshër të lumtur. Siç edhe e meritojnë.

Po Zana, vallë çfarë mendon për jetën e saj. A ka ajo pengje? Dilema? Ëndrra të parrealizuara? Çfarë bisedon ajo me veten e saj? Çfarë i thotë Zanës para pasqyrës!

Për ne anëtarët e grupit më të bukur: “Përmetarë në Vite”, ajo tashmë e ka vendosur portretin e saj në një kornizë të artë!

Qofsh gjithmonë e lumtur, Zana Karafili! “Zonja e Madhe” e Përmetit!

NJË KOLAZH FOTOSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe MV sistem me një ndalesë në pikat kufitare, Lamallari: Fitojnë qytetarët dhe ekonomia

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë sot në Dibër nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari dhe ministri i Punëve…