ILD, memorandum bashkëpunimi me Këshillin e Shtetit të Greqisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Athinë, me ftesë të Këshillit të Shtetit të Greqisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani zhvilloi një vizitë pune në Athinë, me ftesë të Këshillit të Shtetit të Greqisë.

Duke uruar mirëseardhjen, kryetarja e Këshillit të Shtetit, Evangelia Nika, pasi bëri një prezantim të Këshillit të Shtetit të Greqisë, nënvizoi se, shkëmbimi i eksperiencave duhet të vijojë, pasi i shërben rritjes profesionale.

Metani vlerësoi mikpritjen dhe bëri një paraqitje të punës së Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe të praktikës së procesit disiplinor në Shqipëri.

Me dëshirën për të përmirësuar bashkëpunimin dypalësh, në shkëmbimin e praktikave më të mira, për hetimet disiplinore, inspektimet dhe çështjet me interes të përbashkët, Metani dhe Nika nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në respekt të interesit të përbashkët për garantimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si dhe duke u mbështetur në faktin se procesi disiplinor dhe inspektimi i sistemit të drejtësisë është një nga mekanizmat balancues, për të siguruar që sjellja e gjyqtarëve të bazohet në parimet e pavarësisë, legjitimitetit, paanësisë, përmes rritjes së përgjegjësisë dhe llogaridhënies.

Memorandumi i bashkëpunimit mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë dhe Këshillit të Shtetit të Greqisë parashikon mes të tjerash, që palët të bashkëpunojnë duke shkëmbyer informacione, praktika dhe përvoja në lidhje me të gjitha aspektet procedurale të kryerjes së një hetimi disiplinor dhe procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve; duke ofruar këshilla mbi praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare, përfshi praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në fushën e procedimeve disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve; të shkëmbejnë eksperienca mbi metodologjinë e kryerjes së inspektimeve dhe standardizimin e procedurave të inspektimit; të zhvillojnë seanca praktike reciproke për punonjësit, duke forcuar njohuritë, përvojën dhe kapacitetet e palëve, nëpërmjet organizimit të vizitave studimore dhe pune, takimeve për çështje me interes të përbashkët ose aktiviteteve të përbashkëta trajnuese; organizimin e seminareve apo konferencave të përbashkëta për çështje të rëndësishme në procedimin disiplinor në terren dhe inspektimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjatë kësaj vizite pune delegacioni shqiptar u njoh nga përfaqësues të Këshillit të Shtetit grek me praktikën e procesit disiplinor, standardet bazë evropiane për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve; organet kompetente dhe procedurat për procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve në Greqi; sanksionet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe praktika përkatëse e Këshillit të Shtetit. /ATSH

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.