Komisioneri Oliver Varhelyi: BE nuk mund të dështojë me Ballkanin Perëndimor si me Afaganistanin

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, duke folur në Forumin Strategjik të BE në Bled të Sllovenisë, është ndalur tek integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Varhelyi mori si shembull Afganistanin duke thënë se BE nuk mund të dështojë në të njëjtën mënyrë edhe me Ballkanin Perëndimor.

Më tej komisioneri europian ka theksuar se hapat duhet të merren në kohë për të integruar Ballkanin Perëndimor në BE.

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Be është koncepti i duhur për tu diskutuar. Zgjerimi është më shumë proces administrativ më shumë se politik. Por sot duhet të diskutojmë se si do bëhet Ballkani Perëndimor pjesë e BE. Ajo që ne dimë dhe kemi shembull dhe përvojë është ajo e Afganistanit. Ballkanin Perëndimor e kemi këtu dhe kjo është përgjegjësi shumë më e lartë.

Nuk mund të dështojmë me Ballkanin Perëndimor. Ti Integrojmë ata në aspektin politik, në ekonomi në siguri. Nuk ja lejojmë dot vetes këtë që të dështojmë. Të ushtojmë një pushtet të butë dhe t’i motivojmë. Edhe në Ballkan duhet të ketë bindje nga brenda që duhet të bëhen pjesë e BE. Duhet të jemi të motivuar dhe oferta është e vërtetë për këtë duhet të flasim dhe si ta përshpejtojmë. Afganistani na jep mësim se nuk kemi kohë për të humbur. Të marrim vendimet e duhura dhe të ec përpara rajoni. Ne ashtu shikojmë se shoqëria dhe ekonomia e Ballkanit po integrohet pak nga pak në BE”, tha Varhelyi.

Karakaçi prezanton në OKB, Raportin Vullnetar Kombëtar të Shqipërisë për zbatimin e Agjendës 2030

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në Kombet e Bashkuara Raportin Vullnetar Kombëtar (VNR) të Shqipërisë, gjatë ditës…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi prezanton në OKB, Raportin Vullnetar Kombëtar të Shqipërisë për zbatimin e Agjendës 2030

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, prezantoi në Kombet e Bashkuara Raportin Vullnetar Kombëtar (VNR) të Shqipërisë, gjatë ditës…