Nufi: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në Oslo të Norvegjisë.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në Oslo të Norvegjisë.

Ky forum organizohet nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj norvegjeze, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë politik, ushtarak dhe të industrisë së mbrojtjes nga vendet aleate.

Nga bordi i aeroplanmbajtëses britanike HMS Prince of Wales, ministri Nufi theksoi rëndësinë e këtij takimi për forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve, veçanërisht në drejtim të pikave strategjike dhe urave të komunikimit mes aktorëve të Aleancës në të dy anët e Atlantikut.

Gjatë këtij Forumi, ministri Nufi u takua me homologun e tij norvegjez Tore O. Sandvik dhe Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Lord Ëood of Anfield.

Në njoftimin e MM thuhet se në fokus të bisedimeve ishin sfidat e sigurisë euroatlantike dhe domosdoshmëria që NATO të ruajë vëmendjen në të gjitha drejtimet strategjike.

Nufi theksoi se siguria e Europës nuk përfundon në Veriun e Largët.

“Ballkani Perëndimor dhe veçanërisht Kosova duhet të mbeten në vëmendjen e Aleancës”, tha ai.

“Integrimi i Kosovës në NATO është, sipas nesh, një domosdoshmëri strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve të reja të pasigurisë në Europë. Sepse siguria euroatlantike është e pandashme. Dhe një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Europë më e sigurt”, tha Nufi.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum riafirmon angazhimin për të qenë një aleate aktive dhe kontribuuese në diskutimet strategjike të NATO-s si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me partnerët në funksion të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive.

Burimi ATSH

Nufi: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Shqipëria, aktive në forcimin e bashkëpunimit brenda NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026, që zhvillohet në…