Wendt: E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Wendt zhvilloi sot një takim me studentët e Institutit të Teknologjisë të Rochester-it në Akademinë Amerikane të Teknologjisë në Tiranë (AATT).

Gjatë takimit, ambasadori Wendt pa nga afër se si edukimi amerikan i nivelit më të lartë dhe inovacioni po i përgatisin ata për të udhëhequr.
Ambasadori dëgjoi po ashtu idetë e studentëve për hapat konkretë që mund ta çojnë Shqipërinë përpara.
“E ardhmja e Shqipërisë i përket rinisë së saj”, u shpreh ambasadori Wendt gjatë takimit.
Burimi ATSH