Paketë e re ligjore në shëndetësi, Spahiu: Siguri në furnizimin me barna, mirëmenaxhim të fondeve publike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, prezantoi përpara grupeve të interesit paketën e katër projektligjeve të reja të shëndetësisë, të cilat synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian dhe modernizimin e mënyrës së furnizimit të sistemit publik shëndetësor.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, prezantoi përpara grupeve të interesit paketën e katër projektligjeve të reja të shëndetësisë, të cilat synojnë përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian dhe modernizimin e mënyrës së furnizimit të sistemit publik shëndetësor.

Në aktivitetin “Shëndetësia drejt integrimit në BE 2030”, me pjesëmarrjen e ekspertëve të BE që kanë kontribuar për paketën e projektligjeve, përfaqësuesve të industrisë farmaceutike, komunitetit të biznesit, institucioneve, organizatave profesionale dhe ekspertëve, ministrja Spahiu u ndal edhe në rëndësinë e krijimit të shoqërisë publike MedAL

Krijimi i kësaj shoqërie synon forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së furnizimit të institucioneve publike shëndetësore, përmes koordinimit të fuqisë blerëse, planifikimit më të mirë të nevojave, menaxhimit të integruar të stokut dhe mundësisë për krijimin e rezervave strategjike

“Për pacientin, rëndësi ka që bari i duhur të jetë i disponueshëm në kohën e duhur, me cilësinë e kërkuar dhe me një kosto të përballueshme për sistemin”, u shpreh ministrja Spahiu.

Duke iu adresuar pikëpyetjeve të ngritura, ministrja vlerësoi kontributin e sipërmarrjes private, investimet dhe kapacitetet profesionale e logjistike të ndërtuara ndër vite.
“Objektivi i reformës është përmirësimi i funksionimit të sistemit publik. Ekspertiza dhe kapacitetet e sipërmarrjes private janë pjesë e rëndësishme e këtij ekosistemi. Organizimi i ri i furnizimit duhet të mbështetet në transparencë, konkurrencë të ndershme, trajtim të barabartë, paanshmëri rregullatore dhe llogaridhënie”, theksoi Spahiu.

Ministrja sqaroi gjithashtu se autorizimi i tregtimit mbetet parimi themelor për vendosjen e barnave në treg, ndërsa mekanizmat e posaçëm të importit duhet të jenë përjashtime të argumentuara, në respektim të kërkesave ligjore dhe standardeve të cilësisë, sigurisë dhe gjurmueshmërisë.

Paketa e re ligjore përfshin katër projektligje: Projektligjin për produktet mjekësore për përdorim njerëzor; Projektligjin për pajisjet mjekësore; Projektligjin për pajisjet mjekësore diagnostikuese in vitro; Projektligjin për krijimin e shoqërisë publike MedAL.

Tre projektligjet e para synojnë forcimin e standardeve të cilësisë dhe sigurisë së barnave dhe pajisjeve mjekësore, rritjen e gjurmueshmërisë, forcimin e farmakovigjilencës, lehtësimin e aksesit në teknologjitë moderne dhe eliminimin e procedurave administrative të panevojshme.

“Filozofia jonë është të forcojmë standardet që mbrojnë qytetarin dhe të thjeshtojmë procedurat që nuk krijojnë vlerë”, deklaroi ministrja.

Spahiu nënvizoi rëndësinë e dialogut me grupet e interesit, duke theksuar se propozimet e argumentuara që lidhen me konkurrencën, sigurinë e furnizimit, investimet dhe zbatimin praktik të reformës do të analizohen gjatë procesit të konsultimit.

“Suksesi i kësaj reforme do të matet me rezultatet në praktikë: aksesin në trajtime, sigurinë e produkteve, vazhdimësinë e furnizimit, besimin tek institucionet dhe përdorimin e përgjegjshëm të fondeve publike”, përfundoi ministrja Spahiu.

Marrë nga ATSH

Doganat e Shqipërisë dhe Kosovës, bashkëpunim për patrullime të përbashkëta dhe shkëmbim informacioni

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij nga Kosova, Agron Llugaliu, ku…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Doganat e Shqipërisë dhe Kosovës, bashkëpunim për patrullime të përbashkëta dhe shkëmbim informacioni

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij nga Kosova, Agron Llugaliu, ku…