
Rama: Mes maleve e vreshtave të Përmetit, prodhohet verë e pije alkoolike me teknologji moderne
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga fshati Gosnisht i Përmetit, ku familja Jashari ka ngritur një sipërmarrje të dedikuar kultivimit të rrushit dhe prodhimit të pijeve alkoolike.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video nga fshati Gosnisht i Përmetit, ku familja Jashari ka ngritur një sipërmarrje të dedikuar kultivimit të rrushit dhe prodhimit të pijeve alkoolike.
Përmes pamjeve të ndara në rrjetet sociale, Rama prezanton aktivitetin e familjes Jashari, i cili zhvillohet rreth 9 kilometra larg qytetit të Përmetit, në një lartësi prej 1 000 metrash mbi nivelin e detit.
“Pamjet nga Gosnishti i Përmetit, 1000 metra mbi nivelin e detit, ku mes maleve dhe vreshtave, familja Jashari prodhon verë, raki, brandy, gin, vodka dhe likere, duke bashkuar traditën me teknologjinë moderne”, shkruan kryeministri krahas videos.
Sipërmarrja, e cila nisi 12 vite më parë, sot përfshin 15 hektarë vreshta, ku kultivohen varietete të ndryshme rrushi, si Chardonnay, Pinot Noir, Merlot, Debinë dhe Müller-Thurgau.
Nëpërmjet Distilerisë Gosnisht, familja Jashari ka investuar në teknologjinë moderne të përpunimit dhe prodhimin e një game të gjerë pijesh alkoolike, duke përfshirë verën, rakinë, brandy-n, gin-in, vodkën dhe likeret.
Objektivi i sipërmarrjes është zgjerimi i aktivitetit dhe çuarja e produkteve shqiptare në tregjet evropiane dhe më gjerë.


















