Gogu takime me përfaqësues të institucioneve italiane: Në fokus, shkurtimi i proceseve gjyqësore dhe ulja e kostove

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi tre takime në Romë me përfaqësues të institucioneve italiane, me fokus forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e drejtësisë.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi tre takime në Romë me përfaqësues të institucioneve italiane, me fokus forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e drejtësisë.

Gjatë vizitës në Senatin italian, Gogu u takua me kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, Maurizio Gasparri, të cilin e falënderoi për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit Strategjik mes dy vendeve.

Në këtë takim u diskutua mbi përvojën italiane në kthimin e pasurive të konfiskuara nga krimi në shërbim të komunitetit.

Ministri Gogu zhvilloi gjithashtu një takim me bashkëpresidentin e Gjykatës së Kasacionit, Stefano Mogini, ku diskutuan për njësimin e praktikës gjyqësore dhe digjitalizimin e vendimeve. Sipas Gogut, ky është një proces bashkëpunimi që përcaktohet nga vetë gjykatat dhe që mbështetet nga Ministria e Drejtësisë.

Ndërsa në takimin me kryetarin e Komisionit të Drejtësisë të Dhomës së Deputetëve, Ciro Maschio, bisedimet u përqendruan te reformat që synojnë shkurtimin e proceseve gjyqësore, uljen e kostove dhe ofrimin e një drejtësie më të shpejtë për qytetarët.

“Përvoja italiane është e vlefshme për t’i kthyer këto diskutime në zgjidhje konkrete edhe në Shqipëri”, u shpreh Gogu në një reagim në rrjetet sociale.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu takime me përfaqësues të institucioneve italiane: Në fokus, shkurtimi i proceseve gjyqësore dhe ulja e kostove

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi tre takime në Romë me përfaqësues të institucioneve italiane, me fokus forcimin e bashkëpunimit…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia