Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore

Me këtë mesazh, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo çeli sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare “Siguria rajonale: Rreziqe të reja, bashkëpunim më i fortë”


Shqipëria është një pjesë e rëndësishme e arkitekturës europiane të sigurisë dhe një partnere aktive në përballimin e kërcënimeve që kapërcejnë kufijtë kombëtarë.

Me këtë mesazh, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo çeli sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare “Siguria rajonale: Rreziqe të reja, bashkëpunim më i fortë”, ku morën pjesë sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme të Italisë, Ambasadës Italiane, Delegacionit të Bashkimit Europian dhe delegacione të vendeve të rajonit.

“Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës. Ne jemi pjesë e derës së saj kryesore. Kjo derë duhet të jetë e sigurt”, u shpreh ministri Demo, duke theksuar se siguria e Shqipërisë është e pandashme nga siguria e Europës dhe se asnjë vend nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet e reja.

Gjatë fjalës së tij, ministri vuri në dukje se krimi ndërkombëtar, trafikimi i paligjshëm, kërcënimet kibernetike dhe format e reja të kriminalitetit zhvillohen përtej kufijve dhe shpesh lëvizin më shpejt se institucionet.

Për këtë arsye, ai nënvizoi nevojën për institucione më të forta, shkëmbim të shpejtë informacioni, kapacitete teknologjike dhe operacione të përbashkëta.

Progresi i Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar është evidentuar edhe në Raportin e Komisionit Europian për vitin 2026.

Ministri Demo veçoi tre zhvillime pozitive: thellimin e bashkëpunimit me vendet anëtare të BE-së dhe agjencitë europiane, rritjen e operacioneve kundër narkotikëve, si dhe shtimin e patrullimeve të përbashkëta dhe forcimin e kapaciteteve për gjurmimin e aseteve kriminale.

Gjithashtu, ai nënvizoi përparimin në forcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit kibernetik.

Megjithatë, ministri theksoi se raporti evidenton edhe fusha ku nevojiten përpjekje të mëtejshme, veçanërisht në hetimet financiare, rezultatet në ndjekjen dhe dënimin e veprave penale financiare, përfshirë ato që lidhen me krimin kibernetik, trafikimin dhe armëmbajtjen e paligjshme.

Sipas tij, rëndësi të veçantë kanë edhe rritja e kapaciteteve teknike për shqyrtimin e provave digjitale dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike.

Në këtë kontekst, Demo iu referua edhe takimit të ministrave të Brendshëm të rajonit, të zhvilluar javën e kaluar në Budva, ku u diskutuan sfidat e përbashkëta të sigurisë në epokën digjitale, mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi online, mashtrimet në internet, trafikimi i migrantëve dhe zbatimi i Paktit për Migracionin dhe Azilin, në bashkëpunim me agjencitë europiane Frontex, EUAA dhe Europol.

Një tjetër element i rëndësishëm i konferencës ishte prezantimi i gjetjeve paraprake të instrumentit rajonal “Secure Meter 2026”, i cili mat perceptimin e qytetarëve për sigurinë dhe nivelin e besimit në rajon.

Ministri Demo vlerësoi rëndësinë e të dhënave dhe evidencave të besueshme për hartimin e politikave më efektive dhe identifikimin e fushave ku kërkohet ndërhyrje më e madhe institucionale.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse, ministri theksoi rëndësinë strategjike të Partneritetit të Sigurisë BE–Ballkani Perëndimor, duke nënvizuar se siguria në të dy anët e Adriatikut është e ndërlidhur.

“Shqipëria nuk kërkon të mbrohet nga problemet e Europës. Ne duam të jemi pjesë e zgjidhjes së tyre”, deklaroi Demo, duke rikonfirmuar angazhimin e vendit për të kontribuar në një hapësirë europiane më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më reziliente.

Në përfundim, ministri nënvizoi se bashkëpunimi në fushën e sigurisë nuk është thjesht një prioritet, por kusht për zhvillimin ekonomik, investimet, përparimin dhe integrimin europian.

Marrë nga ATSH

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…