Demo: Siguria e qytetarëve, matësi i suksesit në luftën kundër narkotikëve

Ky ishte mesazhi kryesor në fjalën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, në konferencën e përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s për rezultatet e monitorimit ajror të territorit shqiptar gjatë vitit 2026


Suksesi i Policisë matet mbi të gjitha me nivelin e sigurisë që përjetojnë qytetarët, mbrojtjen e të rinjve dhe kufizimin e hapësirave ku veprojnë grupet kriminale, të cilat dobësohen kur u goditen financat.

Ky ishte mesazhi kryesor në fjalën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, në konferencën e përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s për rezultatet e monitorimit ajror të territorit shqiptar gjatë vitit 2026. Duke u ndalur te rezultatet e bashkëpunimit 15-vjeçar mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza-s për monitorimin nga ajri të territorit shqiptar, ministri i Brendshëm vlerësoi se kjo traditë është dëshmi e besimit të ndërtuar mes institucioneve, koordinimit operacional dhe rezultateve konkrete ndër vite.

“Për mua, suksesi i Policisë nuk matet vetëm me numrin e operacionev arrestimeve apo hektarëve të kontrolluar. Këto janë tregues të rëndësishëm që na ndihmojnë për të kuptuar se çfarë kemi bërë dhe ku duhet të përmirësohemi, por matësi përfundimtar është se sa të sigurt ndihen qytetarët dhe sa më pak hapësirë kanë grupet kriminale për të operuar në territor. Sa më mirë ne i mbrojmë të rinjtë, fëmijët nga fenomenet negative. Lufta kundër krimit nuk është një garë statistikash, por një detyrim ndaj njerëzve që presin nga ne më shumë siguri, qetësi dhe mbrojtje”, deklaroi Demo.

Ministri nënvizoi gjithashtu se goditja e grupeve kriminale nuk mund të kufizohet vetëm te arrestimi i anëtarëve të tyre, por duhet të shtrihet te burimet ekonomike që financojnë dhe mbajnë gjallë aktivitetin e paligjshëm. Në këtë drejtim, hetimet e përbashkëta, bashkëpunimi me strukturat antimafia italiane dhe sekuestrimi i pasurive kriminale janë elementë thelbësorë për të dobësuar kapacitetet e organizatave kriminale dhe për të penguar rikthimin e tyre në aktivitet.

Duke iu referuar progres-raportit të fundit të Komisionit Europian, Demo evidentoi rritjen e ndjeshme të operacioneve policore të zhvilluara me partnerët ndërkombëtarë, nga 53 në 108 brenda një viti, duke e cilësuar Italinë një prej partnerëve kryesorë të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve.

Ai vlerësoi gjithashtu zgjerimin e bashkëpunimit operacional mes dy vendeve, ku këtë vit monitorimi ajror nisi që në muajin maj dhe vijoi deri në tetor, ndërsa 18 skuadra të përbashkëta me Italinë dëshmojnë nivelin e koordinimit dhe besimit institucional. Ministri e vendosi këtë bashkëpunim edhe në kontekstin e integrimit evropian, duke theksuar se siguria është një parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe një nga elementët themelorë të rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Ne nuk mund të pretendojmë që një vend mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e politik, nëse nuk e ka sigurinë në nivelet e duhura. Ne nuk duhet ta shohim Europën thjesht si një destinacion ku duhet të përgatitemi dhe të mbrohemi edhe nga fenomenet që vijnë prej saj, por duhet të jemi kontribuues në sigurinë e Bashkimit Europian në tërësi”, u shpreh Demo.

Në përfundim, ministri theksoi se ndryshimi i vazhdueshëm i mënyrave të financimit, rrugëve të trafikimit dhe përdorimit të teknologjisë nga grupet kriminale kërkon që edhe bashkëpunimi ndërkombëtar të përshtatet dhe të forcohet vazhdimisht. Ai falënderoi autoritetet italiane për mbështetjen e dhënë ndër vite, duke nënvizuar se partneriteti mes dy vendeve në fushën e sigurisë nuk është një mision që përfundon me operacionet apo aktivitetet e përbashkëta, por një angazhim i përditshëm për mbrojtjen e qytetarëve dhe garantimin e sigurisë në Shqipëri dhe në hapësirën europiane.

Marrë nga ATSH

Kumbaro: Prioritet, plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar

Në Komisionin për Ekonominë, Financat dhe Punësimin u shqyrtua projektbuxheti dhe investimet e parashikuara për vitin 2027.

Global 360

Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kumbaro: Prioritet, plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar

Në Komisionin për Ekonominë, Financat dhe Punësimin u shqyrtua projektbuxheti dhe investimet e parashikuara për vitin 2027.