Rama: Buxheti 2027 mbështet modernizimin e FA-së dhe forcimin e sigurisë kombëtare

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se me buxhetin e vitit 2027-të për mbrojtjen vijon modernizimi i Forcave të Armatosura, si dhe forcohet siguria kombëtare dhe përmbushen angazhimet në kuadër të NATO-s dhe aleatëve strategjik.


Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se me buxhetin e vitit 2027-të për mbrojtjen vijon modernizimi i Forcave të Armatosura, si dhe forcohet siguria kombëtare dhe përmbushen angazhimet në kuadër të NATO-s dhe aleatëve strategjik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga një ditë e studentëve të vitit të parë Bachelor dhe kursantëve të Kursit të Përgatitjes së Oficerit, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi, Vlorë.

“Një përditshmëri me disiplinë, stërvitje, përkushtim dhe përgjegjësi, ku çdo ditë është një hap më shumë drejt formimit të ushtarakëve të ardhshëm të Forcave të Armatosura”, u shpreh Rama.

Për të rinjtë që kanë zgjedhur Kursin e Përgatitjes së Oficerit, në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi, Vlorë, të kalosh nga jeta civile në jetën ushtarake nuk është thjesht të veshësh një uniformë, është të ndryshosh mënyrën e mendimit dhe se si e përballon jetën.

“Kalimi nga jeta civile në atë ushtarake është një ndjesi e papërshkruar e cila të nxjerrë nga zona e rehatisë dhe të bën të jesh më e përgjegjshme, më e disiplinuar dhe më e fortë”, u shpreh një kursante.

“Dihet që tranzicioni nga jeta civile në atë ushtarake është një proces i cili prek cilindo jo vetëm në aspektin profesional, por dhe atë personal. Për mua personalisht është një zgjedhje e vetëdijshme e cila më ka bërë më të vendosur që të vë në dispozicion integritetin personal, kompetencat dhe gjithë dijen time në shërbim të Forcave të Armatosura, sigurisë kombëtare dhe integritetit kombëtar”, u shpreh një tjetër.

Për të rinjtë që zgjedhin këtë profesion marrja e iniciativës për të ndjekur kursin e përgatitjes së oficerit është një ndjesi krenarie dhe përgjegjësie.

“Kalimi nga jeta civile në atë ushtarake në Kursin e Përgatitjes së Oficerit ka qenë një sfidë e re për mua. Kam mësuar pjesën e rregullit, të disiplinës, kam mësuar punën në grup dhe për këtë gjë jam shumë e lumtur që mu dha mundësia që të vij këtu dhe të shërbej për atdheun tim”, u shpreh një tjetër kursant.

/Marrë nga ATSH

Dhuka: Fazë vendimtare në procesin e integrimit në BE, projektbuxheti 2027 mbështet transformimin

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka u shpreh sot se…

Global 360

Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Dhuka: Fazë vendimtare në procesin e integrimit në BE, projektbuxheti 2027 mbështet transformimin

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka u shpreh sot se…