Spitali i Kavajës merr statusin e spitalit bashkiak, rifillojnë ndërhyrjet kirurgjikale gjinekologjike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm


Qendra Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi” në Kavajë ka marrë statusin e Spitalit Bashkiak, në kuadër të reformës spitalore që synon decentralizimin e shërbimeve shëndetësore, fuqizimin e spitaleve dhe rritjen e aksesit të qytetarëve në kujdesin shëndetësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm për afrimin e shërbimeve me pacientët duke zgjeruar gamën e shërbimeve shëndetësore dhe duke sjellë më shumë mundësi trajtimi pranë komunitetit.

Me marrjen e statusit të ri, në Spitalin Bashkiak të Kavajës është zgjeruar gama e shërbimeve shëndetësore që ofrohen për komunitetin. Një nga zhvillimet e rëndësishme është rifillimi, pas nëntë vitesh, i ndërhyrjeve kirurgjikale gjinekologjike, duke rikthyer një shërbim të specializuar pranë banorëve të zonës.

Sipas Spahiut, spitali tashmë ofron ambiente tërësisht të rinovuara dhe kushte bashkëkohore, me standarde të përmirësuara infrastrukturore dhe mjekësore.

Përveç banorëve të Kavajës dhe zonave përreth, forcimi i kapaciteteve të këtij institucioni synon t’i përgjigjet edhe fluksit të shtuar të pacientëve gjatë sezonit turistik, duke përmirësuar aksesin dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore në zonë.

Burimi ATSH

Spitali i Kavajës merr statusin e spitalit bashkiak, rifillojnë ndërhyrjet kirurgjikale gjinekologjike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi këtë zhvillim si një…

Global 360

Mattarella: Bashkimi evropian është i paplotë pa Shqipërinë

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, deklaroi se Bashkimi Evropian do të mbetet i paplotë pa anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spitali i Kavajës merr statusin e spitalit bashkiak, rifillojnë ndërhyrjet kirurgjikale gjinekologjike

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, në një postim në rrjetet sociale, e cilësoi këtë zhvillim si një…