Rama: E drejta për protestë duhet garantuar gjithmonë, dhuna duhet ndëshkuar dhe çdo pretendim për tejkalim force të shqyrtohet

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje disa nga problematikat e evidentuara në progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, ndërsa theksoi se “problemet reale nuk duhet të na pengojnë të çmojmë progresin real dhe anasjelltas, progresi real nuk duhet të na mbyllë sytë përballë problemeve reale”.


Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje disa nga problematikat e evidentuara në progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, ndërsa theksoi se “problemet reale nuk duhet të na pengojnë të çmojmë progresin real dhe anasjelltas, progresi real nuk duhet të na mbyllë sytë përballë problemeve reale”.

Kryeministri Rama doli sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Rama theksoi se në këtë raport, Komisioni Europian vlerëson po ashtu një progres të mirë në funksionimin e sistemit gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit, ashtu sikundër nënvizon faktin se SPAK ka vazhduar të dëshmojë pavarësi dhe të japë rezultate.

“Kush e njeh historinë e shtetit shqiptar dhe kthen kokën jo shumë larg në histori, po deri tek viti 2016, kur mori jetë Reforma në Drejtësi, e kupton rëndësinë që ka ky vlerësim. Por raporti evidenton po ashtu mungesat në sistemin gjyqësor, vonesat në gjykata, nevojën për më shumë vendime përfundimtare për çështjet e korrupsionit dhe përpjekjet për ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet drejtësisë”, u shpreh Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se raporti ngre shqetësime serioze për funksionimin e institucioneve demokratike, mbikëqyrjen parlamentare, lirinë e medias, mbrojtjen e mjedisit dhe cilësinë e konsultimit publik.

Rama theksoi se raporti trajton edhe protestat e muajve të fundit duke vendosur gishtin në plagën e dhunës, por edhe duke cituar pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia, ndërkohë që dialogu nënvizohet si rruga ku duhet që të gjithë të angazhohemi seriozisht.

“I sjell në vëmendje këto, sepse asnjë konstatim i raportit të progresit nuk mund të anashkalohet. Absolutisht jo, as konstatimi i fundit. E drejta për protestë duhet garantuar gjithmonë. Dhuna duhet ndëshkuar moralisht dhe ligjërisht dhe çdo pretendim për tejkalim të forcës nga autoriteti shtetëror duhet shqyrtuar seriozisht”, shtoi Rama.

Ndërsa dialogu, sipas tij, “është etikë për bashkëjetesën demokratike”.

“Ne, shumica qeverisëse, kemi përgjegjësinë tonë të veçantë për ta mundësuar atë, sidomos me pjesë e shoqërisë që mendojnë ndryshe nga ne. Siç e shihni nuk po flas sot vetëm për anën e ndritshme të medaljes së këtij raporti, që është në fakt më e ndritshme se asnjëherë tjetër, por dhe për anën me hije të kësaj medaljeje”, shtoi Rama.

Rama theksoi se nuk shoh asnjë kundërshtim mes faktit që Shqipëria ka bërë një përparim të madh dhe faktit që ky vend ende përballet me probleme jo të vogla.

“Të dyja janë të vërteta dhe të dyja përbëjnë këndvështrimin realist të Komisionit Europian për Shqipërinë. Por unë po flas për të dyja, sepse mendoj se kështu duhet të mësohemi ne ta shohim këtu në Shqipëri ecurinë e vazhdueshme pozitive të vendit tonë, ku problemet reale nuk duhet të na pengojnë të çmojmë progresin real dhe anasjelltas, progresi real nuk duhet të na mbyllë sytë përballë problemeve reale”, shtoi Rama.

Ndryshe, vijoi ai, “duke parë secili vetëm njërën anë të medaljes dhe duke i rënë ‘njëri gozhdës dhe tjetri patkoit’, ushqejmë me ose pa dashje jo vetëm dasinë tradicionale, por edhe një përçarje që dëmton drejtpërdrejt këtë mision të madh kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe që cenon interesin tonë të përbashkët kombëtar”.

Sipas Kryeministrit, në këtë moment të dyja së bashku janë të lidhura me një mundësi reale historike për të kapërcyer pragun deri dje të largët dhe të ndaluar Europës së Bashkuar.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: E drejta për protestë duhet garantuar gjithmonë, dhuna duhet ndëshkuar dhe çdo pretendim për tejkalim force të shqyrtohet

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje disa nga problematikat e evidentuara në progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, ndërsa…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: E drejta për protestë duhet garantuar gjithmonë, dhuna duhet ndëshkuar dhe çdo pretendim për tejkalim force të shqyrtohet

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje disa nga problematikat e evidentuara në progresraportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, ndërsa…