Ambasadorja e BE-së takim me Bardhin: Kuvendi, rol qendror në miratimin e reformave të integrimit
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, u takua sot me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, me të cilin diskutoi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasadorja bëri të ditur se diskutimi u përqendrua te roli i Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian dhe garantimin e llogaridhënies së ekzekutivit.
Ambasadorja bëri të ditur se takimi me Bardhin u zhvillua për të diskutuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit. Kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu”, u shpreh ambasadorja Moreira de Sousa.
Marrë nga ATSH