Rama për dhunën e të miturve: Ndëshkimi nuk mjafton, duhet më shumë mbështetje për fëmijët dhe familjet

Kryeministri Edi Rama, në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve të mbajtur sot, u ndal edhe te mënyra se si duhet trajtuar përfshirja e të miturve në akte dhune, duke theksuar se ata nuk duhen parë vetëm si autorë që meritojnë ndëshkim, por edhe si fëmijë që kanë nevojë për ndihmë.


Kryeministri Edi Rama, në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve të mbajtur sot, u ndal edhe te mënyra se si duhet trajtuar përfshirja e të miturve në akte dhune, duke theksuar se ata nuk duhen parë vetëm si autorë që meritojnë ndëshkim, por edhe si fëmijë që kanë nevojë për ndihmë.

“Duhet të kemi një qasje të posaçme ndaj të miturve, të cilët, përpara se t’i konsiderojmë fajtorë dhe të mendojmë se si duhen dënuar, duhet t’i konsiderojmë fëmijë që kanë nevojë për ndihmë”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se krahas përgjegjësisë për veprimet e tyre, duhet parë edhe mënyra se si mund të neutralizohen burimet nga të cilat të miturit ushqehen me frymën e dhunës dhe me modele që bien ndesh me bashkëjetesën dhe respektin ndaj të tjerëve.

“Ne kemi ndjekur me vëmendje se çfarë ka bërë bota demokratike në raport me këtë fenomen dhe çfarë kanë bërë së fundmi Franca apo Italia, ku dhuna e të miturve ka qenë shumë e pranishme. Patjetër që edhe ne nuk mund të mos adoptonim në qasjen tonë një penalizim të familjeve, në aspektin administrativ dhe financiar, për dëmet që shkaktojnë fëmijët e tyre”, deklaroi Kryeministri.

Rama nënvizoi se ndëshkimi nuk mund të jetë përgjigjja e vetme kur bëhet fjalë për të miturit, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së familjeve dhe riintegrimit të fëmijëve në shoqëri.

“Dua të theksoj se, nëse për një të rritur dënimi i merituar dhe izolimi nga pjesa tjetër e shoqërisë, sipas ligjit, e përfundon misionin dhe funksionin e shtetit në raport me sigurinë dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve, për një të mitur thjesht dhe vetëm e vendos në tryezë që misioni nis aty”, u shpreh Rama.

Sipas tij, sfida kryesore është zgjerimi i mbështetjes për familjet, veçanërisht për ato që ndodhen në vështirësi ekonomike dhe sociale.

“Ajo që duhet të kuptojmë ne, është se çfarë duhet të zgjerojmë dhe si mund ta zgjerojmë mbështetjen për familjet”, tha Kryeministri.

Në këtë drejtim, ai përmendi disa masa mbështetëse të ndërmarra nga qeveria, duke theksuar se aktualisht ofrohet subvencionim i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për nënat e papuna që rrisin fëmijë të mitur dhe janë kryefamiljare.

“Ne sot kemi një subvencionim të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjitha nënat e papuna që rrisin fëmijë të mitur dhe që janë kryefamiljare, por kjo nuk mjafton”, u shpreh Rama.

Ai bëri të ditur gjithashtu se në buxhetin e ri është parashikuar transformimi i bonusit të bebes në një skemë të rregullt mbështetjeje mujore për fëmijët.

“Në buxhetin e ri kemi vendosur që bonusin e bebes ta transformojmë në një skemë mbështetjeje të rregullt për fëmijët, çdo muaj, në mënyrë që të ndikojmë në të ardhurat e familjeve që kanë një fëmijë apo më shumë”, deklaroi ai.

Një tjetër masë e përmendur nga Kryeministri ishte rritja e mbështetjes financiare për studentët që vijnë nga familje në nevojë.

“Kemi vendosur të rrisim në mënyrë domethënëse, për të thënë të vërtetën, më shumë se dyfish, mbështetjen financiare për studentët që vijnë nga familje në nevojë, e cila do të shkojë në nivelin e gjysmës së pagës minimale”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se masat financiare dhe ndëshkuese nuk janë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur fenomenit, duke kërkuar një qasje më të gjerë shoqërore.

“Unë besoj shumë fort që kjo situatë e re, e gatuar në vite, në Europë edhe në Shqipëri, si rezultat i arsyeve që janë sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme, kërkon një qasje të re ndaj gjithçkaje që ndihmon socializimin fizik të njerëzve”, përfundoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Debat për kufizimin e aksesit të të miturve 16 apo 18 vjeç në rrjetet sociale, konsultime me prindër e mësues

Kryeministri Edi Rama deklaroi se duhet të nisë një debat i gjerë për kufizimin e aksesit të të miturve në…