Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Forcimi i bashkëpunimit në fokus

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri, Elissa Golberg


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri, Elissa Golberg, me të cilën diskutoi mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ministri Hoxha vlerësoi Kanadanë si një vend mik, aleat në NATO dhe partner të besuar të Shqipërisë, duke shprehur mirënjohjen për kontributin e saj në konsolidimin demokratik dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Gjatë takimit u theksua se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kanadasë janë zgjeruar dhe thelluar në vitet e fundit, duke krijuar mundësi të reja për bashkëpunim konkret në fusha me interes të ndërsjellë, përfshirë forcimin e lidhjeve mes qytetarëve, turizmin, tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe përpjekjeve të përbashkëta për krijimin e Bankës për Mbrojtjen, Sigurinë dhe Reziliencën, një mekanizëm financiar shumëpalësh që synon të mbështesë zhvillimin e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe reziliencës, duke ofruar një mundësi të mëtejshme për thellimin e bashkëpunimit në këto fusha strategjike.

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Forcimi i bashkëpunimit në fokus

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri, Elissa Golberg

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Forcimi i bashkëpunimit në fokus

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri, Elissa Golberg