
Miratohet Strategjia Sektoriale e Transportit dhe plani i veprimit deri në vitin 2030
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe planin e veprimit deri në vitin 2030.

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot Strategjinë Sektoriale të Transportit dhe planin e veprimit deri në vitin 2030.
Sipas vendimit të Qeverisë, strategjia dhe plani i veprimit janë pjesë përbërëse e vendimit dhe do të shërbejnë si dokumente orientuese për masat që do të ndërmerren në sektorin e transportit deri në vitin 2030.
Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe ministritë e institucionet e tjera përgjegjëse të përcaktuara në dokumentin strategjik.
Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.


















