Mbretëria e Bashkuar ndihmë të re në Ballkanin Perëndimor për të forcuar luftën kundër migrimit të paligjshëm

Një paketë e re ndihme, për të ndaluar rrjetet e trafikimit të personave që veprojnë në Ballkanin Perëndimor, u njoftua sot duke vijuar punën e Mbretërisë së Bashkuar për të ndërprerë migrantët e paligjshëm në fillim të udhëtimit të tyre.


Një paketë e re ndihme, për të ndaluar rrjetet e trafikimit të personave që veprojnë në Ballkanin Perëndimor, u njoftua sot duke vijuar punën e Mbretërisë së Bashkuar për të ndërprerë migrantët e paligjshëm në fillim të udhëtimit të tyre.

“Teksa liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Mal të Zi, Ministri për Evropën i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi Wood i Anfield, do të vendosë në dispozicion deri në 5 milionë paund për të ndihmuar institucionet qeveritare të përgjigjen ndaj fluksit të migrimit të paligjshëm që kalon përmes rajonit drejt Evropës, dhe për të luftuar së bashku krimin e organizuar të emigracionit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasdës britanike në Tiranë.

Financimi pritet të ofrojë trajnim dhe ekspertizë britanike për të forcuar shkëmbimin rajonal të informacionit dhe për të ndaluar shfrytëzimin e punës së migrantëve.

Ndihma e re mbështetet në punën e suksesshme të personelit britanik dhe forcave të zbatimit të ligjit në rajon, nëpërmjet Task Forcës së Përbashkët të Migracionit (JMTF), e cila bashkon specialistë nga vende të ndryshme të rajonit për të hartuar dhe zbatuar operacione për të zbuluar, parandaluar dhe ndërprerë migrimin e paligjshëm.

Pajisjet dhe trajnimi i financuar nga Mbretëria e Bashkuar kanë ndihmuar autoritetet e Ballkanit Perëndimor të kryejnë mbi 100 ndërhyrje ndaj migrantëve prej qershorit 2026, duke ndaluar në të njëjtën kohë shumë banda kriminale.

Para Samitit, Ministri i Shtetit për Evropën i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi Wood i Anfield, tha se “bandat kriminale kanë shfrytëzuar Ballkanin Perëndimor për shumë kohë, duke përfituar nga njerëz të pambrojtur dhe duke vënë në rrezik jetë njerëzore.

“Së bashku me partnerët tanë ndërkombëtarë, ne po ndalojmë këto rrjete. Por nuk mund të jemi të vetëkënaqur. Me financimin e ri britanik, ne po forcojmë këtë përpjekje për të luftuar trafikantët e personave dhe për të forcuar sigurinë kolektive të Evropës”, ka deklaruar ai.

Ballkani Perëndimor është një rrugë kyçe tranzitimi e përdorur nga kriminelët, por veprimi ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar po e bën atë më pak të qëndrueshme për trafikantët dhe migrantët e paligjshëm. Agjencia e kufirit e BE-së, Frontex, regjistroi 12,528 kalime të paligjshme nga Ballkani Perëndimor vitin e kaluar, një ulje e ndjeshme nga 144,197 në vitin 2022.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është e përkushtuar të rikthejë kontrollin e kufirit tonë dhe të sigurojë që ata që lehtësojnë emigracionin e paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar të përballen me drejtësinë. Ka pasur tashmë një rritje prej 74% të arrestimeve për emigracion në vitin që përfundoi në mars 2026.

Kjo Qeveri do të punojë ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për të mbrojtur kufirin tonë deri në hallkën e fundit të migrimit, duke konfiskuar pajisjet e varkave të vogla dhe duke ndaluar bandat para se të kenë mundësi të veprojnë.

I njohur zyrtarisht si “Procesi i Berlinit”, Samiti bashkon liderët e Ballkanit Perëndimor me ministra nga vende të tjera evropiane për të rritur bashkëpunimin në të gjithë rajonin, për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë, dhe për të mbështetur integrimin më të ngushtë evropian.

Para mbajtjes së Samitit në vitin 2025, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar identifikoi një bandë kosovare të trafikimit të personave sipas Regjimit të Sanksioneve të Migracionit të Mbretërisë së Bashkuar – e para e këtij lloji në botë – duke çuar në arrestimin ose dorëzimin e shtatë anëtarëve të saj tek autoritetet lokale.

Task Forcës së Përbashkët të Migracionit (JMTF) është një nismë e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, e zhvilluar dhe gjatë Samitit në Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Londër në 2025. JMTF ka kryer aktivitet operativ në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama nga Samiti i Procesit të Berlinit: Një ritual i përvitshëm shumë i rëndësishëm

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij përshëndetëse me të mbërritur në sallën ku po zhvillohen punimet e Samitit të…