Jaupaj: Forcim i monitorimit të cilësisë së ajrit përmes bashkëpunimit me Suedinë
Shqipëria po forcon kapacitetet për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe administrimin e të dhënave mjedisore përmes projektit “Albania Air Quality Alignment”, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha sot, në një postim në rrjetet sociale, se kjo nismë synon të përmirësojë sistemet e monitorimit dhe të dhënave mjedisore, si dhe të rrisë kapacitetet institucionale në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Sipas tij, ky bashkëpunim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së jetës dhe përafrimit të Shqipërisë me standardet e Bashkimit Evropian, në kuadër të Kapitullit 27, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
Ministri Jaupaj ka prezantuar në maj të këtij viti Planin Kombëtar për Ndryshimet Klimatike 2026-2036, i cili parashikon 66 masa prioritare për cilësinë e ajrit dhe klimën.
Synimi është që deri në vitin 2028 Shqipëria të ketë një sistem të plotë monitorimi të cilësisë së ajrit, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian.
Burimi ATSH