
Forcimi i marrëdhënieve parlamentare Shqipëri–Azerbajxhan
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Baku, e përfaqësuar nga Ambasadori Dr. Besart Kadia dhe Këshilltari Dr. Dorian Koçi, zhvilloi një takim me Grupin e Punës për Marrëdhëniet Ndërparlamentare Azerbajxhan–Shqipëri të Mexhlisit të Republikës së Azerbajxhanit, të kryesuar nga Prof. Dr. Elman Khudamoglu Nasirov.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Baku, e përfaqësuar nga Ambasadori Dr. Besart Kadia dhe Këshilltari Dr. Dorian Koçi, zhvilloi një takim me Grupin e Punës për Marrëdhëniet Ndërparlamentare Azerbajxhan–Shqipëri të Mexhlisit të Republikës së Azerbajxhanit, të kryesuar nga Prof. Dr. Elman Khudamoglu Nasirov.

Në takim morën pjesë edhe deputetët Azer Jamaloglu Badamov dhe Aydin Nasir oglu Huseynov, anëtarë të Grupit të Punës Azerbajxhan–Shqipëri.
Diskutimet u përqendruan në forcimin e diplomacisë parlamentare dhe të marrëdhënieve dypalëshe, me vëmendje të veçantë ndaj rritjes së kontakteve ndërmjet dy parlamenteve, shkëmbimit të përvojave dhe identifikimit të fushave konkrete të bashkëpunimit.Në këtë kuadër, u diskutua propozimi që të dy grupet e miqësisë të identifikojnë çdo vit 2–3 fusha prioritare të bashkëpunimit dhe të zhvillojnë të paktën një konsultim të drejtpërdrejtë gjatë vitit.

Një mekanizëm i tillë do t’i jepte marrëdhënieve ndërparlamentare një karakter më të strukturuar dhe do të mundësonte ndjekjen periodike të çështjeve dhe angazhimeve të përbashkëta.
Takimi u zhvillua në prag të vizitës së planifikuar në Tiranë të Kryetares së Mexhlisit të Republikës së Azerbajxhanit, H.E. Sahiba Gafarova, duke krijuar mundësi për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi prioritetet e mëtejshme të zhvillimit të kontakteve institucionale dhe parlamentare ndërmjet dy vendeve.

Vizita e 28 tetorit mund të shërbejë si pikënisje për një mekanizëm më të qëndrueshëm të ndjekjes së çështjeve dypalëshe dhe për vendosjen e një kalendari të rregullt të kontakteve ndërparlamentare.Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë një marrëdhënie konstruktive dypalëshe, në të cilën diplomacia parlamentare përbën një kanal të rëndësishëm për forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe identifikimin e mundësive të reja të bashkëpunimit.


















