Gogu: Pas dhjetë vjetësh reformë, arkitektura e drejtësisë duhet të bëhet kulturë institucionale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në ceremoninë e çeljes së vitit akademik 2026–2027 në Shkollën e Magjistraturës, ku iu drejtua kandidatëve të rinj për gjyqtarë, prokurorë dhe profesione të tjera ligjore.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në ceremoninë e çeljes së vitit akademik 2026–2027 në Shkollën e Magjistraturës, ku iu drejtua kandidatëve të rinj për gjyqtarë, prokurorë dhe profesione të tjera ligjore.

“Dhjetë vjet më parë, sfida ishte të ndërtonim arkitekturën e një drejtësie të re. Sot, sfida është që ajo arkitekturë të bëhet kulturë institucionale”, tha Gogu.

Sipas tij, kjo kulturë matet në punën e përditshme të sistemit dhe në mënyrën se si qytetari e përjeton drejtësinë.

“Qytetari nuk e lexon kulturën institucionale në raporte. E ndien kur vendimi vjen në kohë. E kupton kur i shpjegohet qartë pse fitoi, ose pse humbi”, tha ai.

Ministri theksoi se shteti i së drejtës nuk kërkon institucione që bien gjithmonë dakord, por institucione që dinë si të mos bien dakord.

“Me argument. Në forumin e duhur. Pa sulme personale. Sa më shumë pushtet ushtrojmë, aq më shumë vetëpërmbajtje duhet t’i kërkojmë vetes”, u shpreh ai.

Për Ministrinë e Drejtësisë, tha ai, kjo do të thotë të mos komentojë çështje gjyqësore në proces, të mos u flasë gjyqtarëve përmes medias dhe të krijojë kushtet e pavarësisë pa e kushtëzuar atë.

“Pavarësia nuk mbrohet vetëm me dispozita kushtetuese. Ajo kërkon siguri në sallën e gjyqit, numrin e nevojshëm të magjistratëve, administratë që funksionon, teknologji dhe infrastrukturë dinjitoze”, u shpreh ai.

Duke iu drejtuar kandidatëve, Gogu nënvizoi se drejtësia duhet të jetë e kuptueshme për qytetarin dhe se standardet e reformës duhet të bëhen pjesë e kulturës së zakonshme të punës.

“Për ju, mund të jetë një çështje mes shumë të tjerash. Për të, mund të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij”, tha ai.

Në ceremoni morën pjesë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj; drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi; drejtuesit e KLGJ-së dhe KLP-së; zv/prokurori i përgjithshëm, Arqilea Koca; si edhe përfaqësues të Bashkimit Europian, OSBE-së dhe Këshillit të Europës.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu: Pas dhjetë vjetësh reformë, arkitektura e drejtësisë duhet të bëhet kulturë institucionale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në ceremoninë e çeljes së vitit akademik 2026–2027 në Shkollën e Magjistraturës,…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Pas dhjetë vjetësh reformë, arkitektura e drejtësisë duhet të bëhet kulturë institucionale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu mori pjesë sot në ceremoninë e çeljes së vitit akademik 2026–2027 në Shkollën e Magjistraturës,…