Gonxhja: Investimet në infrastrukturën e turizmit të shoqërohen edhe me rritjen e kapitalit njerëzor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se Shqipëria ndodhet sot në fazë të rëndësishme zhvillimi sa i takon sektorit të turizmit.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se Shqipëria ndodhet sot në fazë të rëndësishme zhvillimi sa i takon sektorit të turizmit.

Në fjalën e tij, në Forumin “Future Hospitality”, forumi i turizmit organizuar nga Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, ministri vuri në dukje se interesi në rritje ndërkombëtar, zgjerimi i investimeve dhe diversifikimi i ofertës turistike po ndryshojnë jo vetëm përmasat e sektorit, por edhe pritshmëritë ndaj tij.

Ai tha se objektivi i qeverisë shkon përtej thjesht rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë, por edhe te mënyra se si kjo rritje përkthehet në standarde më të larta dhe shërbim më profesional dhe gjenerimin e më shumë vendeve të punë me kualifikim të lartë.

“Suksesi i një destinacioni matet jo vetëm nga numri i njerëzve që e vizitojnë atë, por edhe nga përvoja që ata marrin me vete, nga kohëzgjatja e qëndrimit, nga besimi i tyre për t’u rikthyer dhe, mbi të gjitha, nga vlera që ata krijojnë për ekonominë vendase”, tha gjatë fjalës së tij kreu i MTKS.

Ministri kujtoi se, brenda një periudhe relativisht të shkurtër kohore, Shqipëria ka kaluar nga një ofertë e kufizuar mikpritjeje në një treg të diversifikuar, ku sot operojnë marka të njohura ndërkombëtarisht si: Marriott përmes “Tirana Marriott Hotel”, Hilton përmes “Hilton Garden Inn Tirana”, si dhe “Radisson Hotel Group”, “Meliá Hotels”, “Maritim” e të tjera.

Ministri Gonxhja bëri publike shifra sa i takon korrikut të këtij viti, kur numri i vizitorëve të akomoduar në strukturat turistike u rrit me 15,2 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, ndërsa numri i vizitorëve jorezidentë u rrit me 18,3 për qind.

“Një destinacion nuk mund të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme nëse kërkesa rritet më shpejt se cilësia. Prandaj, një nga sfidat kryesore për vitet në vijim është të sigurojmë që investimet në infrastrukturën e mikpritjes të shoqërohen me investime po aq të rëndësishme në kapitalin njerëzor”, tha ministri.

Duke theksuar rëndësinë që ka jo vetëm rekomandimi, por sidomos rikthimi i vizitorëve në Shqipëri, ministri Gonxhja u tha investitorëve dhe përfaqësuesve të markave ndërkombëtare pjesëmarrës në këtë forum se ky është momenti i duhur për të investuar në Shqipëri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Shqipëria synon 8.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se faza e ardhshme e turizmit shqiptar duhet të fokusohet jo…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Shqipëria synon 8.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se faza e ardhshme e turizmit shqiptar duhet të fokusohet jo…