
Ibrahimaj: Forcimi i lekut ka ndikuar në kontrollin e inflacionit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha sot se forcimi i lekut ndaj euros dhe dollarit ka pasur rol në mbajtjen nën kontroll të inflacionit në vend.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha sot se forcimi i lekut ndaj euros dhe dollarit ka pasur rol në mbajtjen nën kontroll të inflacionit në vend.
Në konferencën për shtyp, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve për ndikimin e zhvlerësimit të valutave në ecurinë e inflacionit, Ibrahimaj tha se zhvlerësimi i euros apo forcimi i lekut, pa diskutim që ka pasur një rol në këtë drejtim.
“Megjithatë, ajo që kemi parë nga analizat është që inflacioni i importuar në muajt e fundit ka ardhur në reduktim dhe pa diskutim që ai ka një peshë të madhe në inflacionin total të vendit”, theksoi ministrja.
“Në të gjithë në të gjithë muajt e vitit 2026 kemi pasur një inflacion të kontrolluar. Mbetet ende i kontrolluar pak mbi targetin e Bankës së Shqipërisë. Megjithatë në krahasim me vendet e tjera ne ka qenë stabël dhe i kontrolluar”, tha Ibrahimaj.
Burimi ATSH



















