Ibrahimaj takim me Mehring: Bashkëpunim me Bavarinë për zhvillimin e startup-eve shqiptare dhe inovacionit

Ekosistemi shqiptar i inovacionit, po prezantohet në Bits & Pretzels 2026, një nga eventet më të rëndësishme europiane të startup-eve dhe inovacionit, që zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.


Ekosistemi shqiptar i inovacionit, po prezantohet në Bits & Pretzels 2026, një nga eventet më të rëndësishme europiane të startup-eve dhe inovacionit, që zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

Në këtë festival, Shqipëria, që këtë vit ka statusin e vendit partner, po përfaqësohet me 17 startup-e nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, të cilat sjellin jo vetëm historitë e tyre të suksesit, por edhe një panoramë të transformimit që po kalon ekosistemi shqiptar i inovacionit.

Stenda e Shqipërisë u vizitua edhe nga dr. Fabian Mehring, ministër Shtetëror i Bavarisë për Çështjet Digjitale dhe Drejtues i Teknologjisë së Informacionit i qeverisë së Bavarisë, i shoqëruar nga ministrat e digjitalizimit.

Ministrja Ibrahimaj dhe ministri Mehring, folëm për një bashkëpunim të ngushtë mes qeverive, për zhvillim e mëtejshëm të inovacionit dhe startup-eve shqiptare.

Ministri bavarez diskutoi nga afër me startup-et, duke mbajtur në fokus orientimin drejt mundësive konkrete, të ndërlidhjes mes kompanive gjermane dhe startup-eve, në fushat e IA dhe sigurisë kibernetike (cybersecurity).

Ministrja Ibrahimaj, u shpreh se “17 startup-et e përzgjedhur për në Bits & Pretzels, operojnë në fushat e cybersecurity, inteligjencës artificiale dhe në edukim. Jo pa qëllim janë përzgjedhur këto sektorë, pasi janë ndër më të kërkuarit aktualisht në tregjet ndërkombëtare. Qëllimi është që këto startup-e të ndajnë idetë e tyre, të bëjnë takime me të singjashmit si dhe për të tërhequr sa më shumë financime në tregun tonë. Panaire të tilla shërbejnë për ta vendosur Shqipërinë në hartën globale të ekosistemit të startupe-ve, që të arrijmë në nivelet e vendeve, që janë të shtrira, në tregjet e huaja”.

Promovimi i ekosistemit shqiptar të inovacionit në Bits & Pretzels është nismë e Startup Albania dhe EU4Innovation (GIZ), në kuadër të përpjekjeve për të zgjeruar praninë ndërkombëtare të startup-eve shqiptare dhe për t’i lidhur ato me rrjetet europiane të inovacionit dhe investimeve.

Burimi ATSH

“20 vjet krijimtari, 20 vjet kulturë”

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Greqi “LiterArt” shënoi 20-vjetorin e themelimit me një mbrëmje kushtuar krijimtarisë, kujtesës dhe kontributit…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“20 vjet krijimtari, 20 vjet kulturë”

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve në Greqi “LiterArt” shënoi 20-vjetorin e themelimit me një mbrëmje kushtuar krijimtarisë, kujtesës dhe kontributit…