
Programi i Vetëpunësimit, 233 fitues këtë vit, grante deri në 1 milion lekë
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, përmes një video-mesazhi, ku theksoi se përfituesit do të mbështeten për të kthyer idetë e tyre të biznesit në sipërmarrje konkrete.

Programi i Vetëpunësimit ka shpallur 233 fitues këtë vit, duke u ofruar të rinjve dhe qytetarëve të papunë nga e gjithë Shqipëria mbështetje financiare për të nisur aktivitetin e tyre.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, përmes një video-mesazhi, ku theksoi se përfituesit do të mbështeten për të kthyer idetë e tyre të biznesit në sipërmarrje konkrete.
Secili prej fituesve përfiton grant deri në 1 milion lekë, me synim krijimin e një biznesi dhe vetëpunësimin.
“Të rinj dhe qytetarë të papunë nga e gjithë Shqipëria kanë fituar mbështetje për të ngritur biznesin e tyre dhe për t’u bërë sipërmarrës të vetëpunësuar”, u shpreh Ibrahimaj.
Ajo bëri të ditur se në qershor u lançua Programi i Vetëpunësimit, ku aplikuan 840 qytetarë nga e gjithë Shqipëria. Gjatë muajit korrik, aplikantët u trajnuan dhe u mbështetën për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit, ndërsa 495 prej tyre dorëzuan planet e biznesit të finalizuara dhe 233 prej tyre u shpall1%n fitues.
Ministrja theksoi se programi synon të krijojë më shumë mundësi për punësim përmes nxitjes së sipërmarrjes dhe mbështetjes së qytetarëve që zgjedhin të krijojnë aktivitetin e tyre ekonomik.
“Vijojmë të mbështesim më shumë qytetarë që të krijojnë vetë mundësinë e tyre për punësim”, tha Ibrahimaj.
Burimi ATSH



















