Kalaja e Rozafës, prej thesareve më të vizituara të trashëgimisë historike

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kalaja e Rozafës e mbushur me turistë.


Kalaja e Rozafës në Shkodër vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë vendas e të huaj.

Ndërsa e cilësoi si një prej thesareve më të vizituara të trashëgimisë historike, Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kalaja e Rozafës e mbushur me turistë.

Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit.

Në muret rrethuese të kalasë dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX).

E ndërtuar gjatë mbretërisë Ilire, Kalaja përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.

Si qendër e fortifikuar ilire përmendet për herë të parë gjatë sundimit të mbretit ilir Gent. Kështjella del me emrin Rozafa në periudhën e mesjetës, gjatë së cilës u pushtua herë nga sllavët dhe herë nga bizantinët.

Brenda mureve të saj ruhen një sërë mjedisesh si garnizone, depo, një ndërtesë administrative, etj. Sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve , me porta mes tyre.

Objekte të tjera me vlera të mëdha kulturore e që tregojnë shumë për historitë e kaluara të popullit tonë janë cisternat e ujit të shek XV, katedralja e shek XIII, e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës, i cili shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.

Lexo më shumë nga

Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-ve: Partneritet i pazëvendësueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt,…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-ve: Partneritet i pazëvendësueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt,…