“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë ndër destinacionet evropiane ku dimri sjell më pak vizitorë, më shumë qetësi dhe mundësi për të shijuar disa ditë pranë detit.


Riviera Shqiptare renditet mes destinacioneve evropiane të rekomanduara për të shijuar diellin dhe motin e ngrohtë gjatë muajve të dimrit, me temperatura prej 13°C në dhjetor dhe 14°C në janar.

Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë ndër destinacionet evropiane ku dimri sjell më pak vizitorë, më shumë qetësi dhe mundësi për të shijuar disa ditë pranë detit.

Destinacionet evropiane që ofrojnë temperatura më të buta gjatë dimrit, mund të jenë një alternativë ideale për ata që kërkojnë të shijojnë diellin dhe motin e ngrohtë edhe në muajt dhjetor dhe janar.

Artikulli vëren se vera e këtij viti në Britaninë e Madhe, e cilësuar si më e nxehta e regjistruar ndonjëherë, për shumë njerëz nuk u shoqërua me mundësinë për të shijuar pushimet në plazh, ndërsa me afrimin e vjeshtës shumë prej tyre ende nuk kane patur rastin të përdorin pajisjet e plazhit.

Sipas artikullit, ardhja e dimrit nuk nënkupton domosdoshmërisht temperatura të ulëta në disa prej destinacioneve të njohura turistike të Evropës.

Në disa zona, temperaturat mbeten mbi 10 gradë Celsius, ndërsa numri i vizitorëve është dukshëm më i ulët krahasuar me muajt e verës.

Artikulli thekson se, në disa prej këtyre destinacioneve, kushtet atmosferike mund të jenë të përshtatshme edhe për shëtitje në natyrë me veshje të lehta, duke përmendur si shembuj Siçilinë dhe Costa del Sol.

Në këtë kuadër, autorët paraqesin disa prej destinacioneve evropiane që konsiderohen të përshtatshme për të shijuar diellin dhe temperaturat më të buta gjatë dimrit.

Cili është destinacioni më i ngrohtë në Evropë gjatë dimrit?

Artikulli i “Time Out” ka renditur 13 destinacione evropiane me mot të ngrohtë gjatë sezonit dimëror ku përfshihen, Ishujt Kanarie, Riviera e Budvës, Siçilia, Dubrovniku, Riviera Shqiptare, Madeira, Qipro, Malta, Rodos, Kadizi, Algarve, Costa del Sol dhe Lampedusa.

Riviera Shqiptare

Temperatura mesatare në dhjetor: 13°C
Temperatura mesatare në janar: 14°C

Edhe pse temperaturat nuk janë veçanërisht të larta, pjesa jugore e bregdetit shqiptar vlerësohet si një destinacion shumë i përshtatshëm, për të kaluar disa ditë pranë detit gjatë dimrit.

Zonat bregdetare si, Saranda dhe Himara paraqiten edhe më tërheqëse në mungesë të fluksit të turistëve gjatë verës, ndërsa çmimet, të cilat janë tashmë të përballueshme, ulen edhe më tej gjatë muajve të dimrit, pasi shumë biznese mbyllen gjatë kësaj periudhe të vitit.

Turistët që kërkojnë qetësi dhe një mjedis më të izoluar, të shoqëruar me motin e ngrohte që mundëson ende përdorimin e syzeve të diellit, Riviera Shqiptare paraqitet si një zgjedhje shumë e përshtatshme.

/Marrë nga ATSH

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë…