Rama: Kemi aeroportin më të madh në rajon, ka forca që nuk duan të na shohin kështu

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Nju-Jorku se Shqipëria ka sot aeroportin më të madh në rajon dhe aeroportin me rritjen më të lartë në Europë prej shumë vitesh.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Nju-Jorku se Shqipëria ka sot aeroportin më të madh në rajon dhe aeroportin me rritjen më të lartë në Europë prej shumë vitesh.

Në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork, Rama solli në vëmendje faktin se sa shumë ka ndryshuar përgjatë këtyre viteve Shqipëria.

“Aktualisht na duhet të përballemi me një fakt shumë të thjeshtë, që askush nuk ta falë suksesin. Është viti i pestë ose i gjashtë që ne kemi aeroportin më të madh në rajon, duke qenë shumë i madh jo vetëm në terma relativë që është aeroporti me rritjen më të lartë në Europë prej një sërë vitesh, por po kështu edhe në shifra absolute”, shtoi Rama.

Sipas tij, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka më shumë udhëtarë se aeroporti që ka qenë gjithmonë më i madhi në rajon, ai i Beogradit.

“Dhe do të vazhdojmë, sepse është vetëm fillimi. Sigurisht kjo nuk është shumë e thjeshtë që ta përtypin të gjithë. Kush jemi ne? Kush është Shqipëria që të jetë e aftë të rritet e të tregojë një të tillë kapacitet e aftësi për ndryshim?”, tha Rama.

Sipas tij, ka forca që nuk kanë qejf të na shohin kështu. “Nuk po përpiqem të them që
nuk kemi mangësi e nuk po përpiqem të them që nuk kemi probleme”, shtoi Rama.

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Greqi, shkëmbimi elektronik i të dhënave nga Kakavija drejt pikave të tjera kufitare

Në Tiranë u zhvillua Takimi i 14-të Bilateral i Nivelit të Lartë mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë, ku…

Global 360

Protestë në Mitrovicë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

Edhe në Mitrovicë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Greqi, shkëmbimi elektronik i të dhënave nga Kakavija drejt pikave të tjera kufitare

Në Tiranë u zhvillua Takimi i 14-të Bilateral i Nivelit të Lartë mes administratave doganore të Shqipërisë dhe Greqisë, ku…