Rama: Korrupsioni po luftohet çdo ditë falë funksionimit të pushteteve të pavarura

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Nju-Jorku se Shqipëria nuk është më vendi ku mund të ecësh dora-dorës me korrupsionin, pa pasur asnjë pasojë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Nju-Jorku se Shqipëria nuk është më vendi ku mund të ecësh dora-dorës me korrupsionin, pa pasur asnjë pasojë.

Në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork, Rama u shpreh se ajo që shqiptarët e shohin si problem, partnerët europianë e shohin si sukses.

“Pyetja është: a mund të ketë një vend më shumë korrupsion në rast se korrupsioni luftohet çdo ditë? A është e vërtetë që në një vend ku korrupsioni është gjithkund lufta kundër korrupsionit të ndodhë çdo ditë? Jo, nuk është”, u shpreh Rama.

Sipas tij, “ka pasur një kohë në Shqipëri ku korrupsioni ishte gjithkund e lufta kundër korrupsionit askund”.

“Sot shohim diçka krejt ndryshe, sepse sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitetin e vet. Dhe nuk është më fjala thjesht për një udhëheqës e një qeveri. Është fjala për një sistem pushtetesh të pavarura që funksionojnë me gjithë defektet e tyre, me gjithë problemet e tyre dhe me të gjithë nevojën për t’u rritur e për t’u pjekur më tej”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi se çdo çdo ditë shfaqet fakti se nuk është më ky vendi ku mund të ecësh dora-dorës me korrupsionin pa pasur asnjë pasojë.

“Ky është një sukses i madh. Ashtu siç është sukses i madh fakti që në një vend ku deri 10 vjet më parë kafshët dhe shpendët masakroheshin nga mijëra e mijëra gjuetarë europianë që kalonin nëpër kufirin tonë që të bënin festë pa asnjë rregull, pa asnjë kontroll. Të vrisnin majtas e djathtas duke lënë pas pirgje zogjsh të ngordhur, që u shndërruan në turpin e vendit tonë në faqet e National Geographic”, shtoi Rama.

Ndërkohë Rama tha se sot vendi proteston për biodiversitetin.

“Kjo ndodh vetëm 10 vjet më vonë. Pasi ndaluam gjuetinë, pasi rritëm zonat e mbrojtura, pasi ndaluam shfrytëzimin e pyjeve, pasi e rritëm trefish numrin e shpendëve dhe kafshëve në vendin tonë. Pasi rritëm shumëfish si kurrë më parë sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara”, shtoi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…