Rama: Po përgatisim Bonot e Diasporës, presim miliarda në investime të huaja

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Nju-Jorku se qeveria po përgatit Bonot e Diasporës, që ta çojë në një tjetër nivel përfshirje diasporën sa i takon pjesëmarrjes në rritjen ekonomike të vendit


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Nju-Jorku se qeveria po përgatit Bonot e Diasporës, që ta çojë në një tjetër nivel përfshirje diasporën sa i takon pjesëmarrjes në rritjen ekonomike të vendit

Në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në Nju-Jork, Rama theksoi se sot njerëzit në Shqipëri duan më shumë nga qeveria.

“Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se mirë është se mund të jetë më keq nuk ekziston më. Sot nuk është mirë, sepse mund të jetë më mirë dhe ky është një sukses i madh. Siç është sigurisht një sukses i madh që jemi shumë herë më afër se sa ishim me diasporën shqiptare”, tha Rama.

Lidhur me diasporën, Kryeministri bëri të ditur se qeveria po përgatitet të hedhë një hap tjetër përpara. “Po përgatisim Bonot e Diasporës që më së fundi ta çojmë në një tjetër nivel përfshirjeje diasporën, sa i takon pjesëmarrjes në rritjen e vendit”, shtoi ai.

Kryeministri theksoi ambicien për të sjellë në Shqipëri më shumë investime.

“Po përgatitemi që të hedhim në vend miliarda jo vetëm me projektin e famshëm, por edhe të jashtëzakonshëm të Jared Kushner, por edhe me projekte të tjera të mëdha që kemi në proces e sipër”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë theksoi se gjërat në Shqipëri janë shumë të qarta, pasi kemi tejkaluar një epokë poshtërimi ku ishim ata që tregoheshin me gisht në Europë.

“Ku të thoshe që je shqiptar, gjeje belanë. Kur kushdo që donte të fitonte një palë zgjedhje në ndonjë vend evropian, e kishte të lehtë duke treguar shqiptarët si delja e zezë”, shtoi Rama.

Rama tha se tani kemi ardhur në një pikë ku gjithçka mund të jetë më mirë.

“Na duhet të bëjmë shumë më tepër, me më shumë kurajë pa përjashtuar në një betejë të pakuptimtë ideologjike, zhvillimin e mbrojtjen e mjedisit dhe pa fajësuar të huajt që po vijnë e po na marrin tokën. Gjatë muajve të fundit kam dëgjuar slogane nga më të neveritshmit e më të turpshmit që u bënë shumë të dëgjuar në Shqipëri. ‘Shqipëria u përket shqiptarëve’”, tha Rama.

Rama tha se nëse do të kishte qenë po e njëjta gjë për ato vende ku shkuan shqiptarët, të gjithë ne nuk do të kishim mundur të bënim asnjë gjë.

“Imagjinojeni për një moment, nëse Amerika do t’u përkiste amerikanëve, të gjithë shqiptarët do të shkonin në shtëpi. Italia u përket italianëve, të gjithë shqiptarët shkojnë në Shqipëri dhe Greqia u përket grekëve, të gjithë shqiptarët kthehen në shtëpi. Ku do të ishim? Ne do të ishim në epokën neonaziste. Jo! Shqipëria i përket Zotit dhe mikut, ashtu siç shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Rama në OKB: Duhet ndërtuar një inteligjencë artificiale që fuqizon qenien njerëzore

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ndal tek inteligjenca artificiale,…

Global 360

Protestë në Mitrovicë: Të gjithë për një dhe një për të gjithë për çlirimtarët

Edhe në Mitrovicë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së dhe në mbështetje të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në OKB: Duhet ndërtuar një inteligjencë artificiale që fuqizon qenien njerëzore

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ndal tek inteligjenca artificiale,…