Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri: Zhvillim pozitiv i turizmit, të ruhet momentumi drejt anëtarësimit

Bashkëkryetarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian-Shqipëri, Taulant Balla dhe Marco Tarquinio dolën sot me një deklaratë të përbashkët, ku nxiten institucionet shqiptare të zbatojnë rekomandimet e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian për të ruajtur momentumin ndërsa vendi i afrohet arritjes historike të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.


Bashkëkryetarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian-Shqipëri, Taulant Balla dhe Marco Tarquinio dolën sot me një deklaratë të përbashkët, ku nxiten institucionet shqiptare të zbatojnë rekomandimet e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian për të ruajtur momentumin ndërsa vendi i afrohet arritjes historike të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian.

Në deklaratë theksohet se anëtarët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri adresuan rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE; shtetin e së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; ekonominë, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm; të drejtat themelore dhe lirinë e medias, si dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Në veçanti, ata përshëndetën angazhimin politik të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, i cili është thelbësor për përparimin e vendit dhe pasqyron konsensusin e gjerë dhe të qëndrueshëm kombëtar, të mbështetur nga qytetarët dhe partitë politike.

Anëtarët e të dy delegacioneve përshëndetën gjithashtu hapjen me sukses nga Shqipëria, në një periudhë rekord, të negociatave për të gjashtë grupkapitujt e acquis-së së BE-së, si dhe mbylljen e përkohshme të tre kapitujve negociues.

Në mënyrë të veçantë, evidentuan ambicien e vendit për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit, duke pasur parasysh synimin strategjik për mbylljen e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027.

Diskutimet u përqendruan tek përfundimet e Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë për vitin 2025 dhe të Raportit të vitit 2026 për Shtetin e së Drejtës, në Rezolutën e Parlamentit Evropian të 17 qershorit 2026, e cila gëzoi mbështetje të gjerë nga eurodeputetët, si dhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it pas zgjedhjeve parlamentare.

Komiteti nxit institucionet shqiptare të zbatojnë rekomandimet e parashtruara në këto dokumente, për të ruajtur momentumin ndërsa vendi i afrohet arritjes historike të anëtarësimit të plotë në BE.

Diskutimet u përqendruan po ashtu në rolin aktiv dhe të pazëvendësueshëm të Kuvendit të Shqipërisë në përpjekjet e vendit për anëtarësimin në BE. Anëtarët e Parlamentit Evropian inkurajuan fort si shumicën, ashtu edhe opozitën, duke respektuar plotësisht diversitetin e qëndrimeve politike, që të vijojnë të investojnë në forcimin e frymës së bashkëpunimit dhe të besimit të ndërsjellë për këtë çështje me interes kombëtar.

Përmes kësaj deklarate vlerësohet po ashtu përafrimi i plotë i Shqipërisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, veçanërisht në reagimin e saj ndaj sfidave globale, përfshirë vendosjen e sanksioneve dhe mbështetjen e përpjekjeve ndërkombëtare.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe zbatimi i vazhdueshëm i reformës në drejtësi, e cila ka forcuar pavarësinë, transparencën dhe llogaridhënien e sistemit gjyqësor, si dhe ka kontribuar në përmirësimin e shtetit të së drejtës në vend. “Diskutuam nevojën për plotësimin e vendeve vakante në sistemin gjyqësor dhe reduktimin e numrit të çështjeve të prapambetura, si dhe rëndësinë e shmangies së çdo ndërhyrjeje politike në emërimet dhe ngritjet në detyrë në sistemin gjyqësor, duke respektuar standardet ndërkombëtare për të garantuar një gjyqësor plotësisht të pavarur dhe efikas”, thuhet më tej në deklaratën e përbashkët.

Po ashtu në takim u diskutuan rezultatet e arritura nga strukturat e posaçme kundër korrupsionit, përfshirë Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), dhe bëmë thirrje për qëndrueshmërinë e pavarësisë së tyre.

“Ramë dakord për nevojën e vazhdimit të përpjekjeve për mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe pluralizmit të medias në vend, përfshirë mbrojtjen e gazetarëve nga presionet politike dhe ekonomike, pasi këto janë thelbësore për forcimin e demokracisë në Shqipëri”, vijon deklarata.

Duke iu referuar vizitës në Vlorë dhe Zvërnec, vlerësohet zhvillimi pozitiv i sektorit të turizmit në Shqipëri, si një faktor kyç që nxit zhvillimin ekonomik, duke mbajtur parasysh detyrimin e Shqipërisë për të përafruar legjislacionin e saj mjedisor me acquis-në e BE-së (Kapitulli i 27-të), veçanërisht për sa u përket zonave të mbrojtura me vlerë të njohur ekologjike.

“Lidershipi i Shqipërisë dhe ndikimi i saj pozitiv në stabilitetin rajonal, si dhe angazhimi për nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Evropën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor, ishte një temë e rëndësishme e diskutimeve tona. Gjithashtu, analizuam angazhimin proaktiv të Shqipërisë në nismat e bashkëpunimit rajonal, si Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Procesi i Berlinit, të cilat përbëjnë hapa të rëndësishëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet më tej në deklaratë.

Mbledhja e ardhshme e 23-të e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri do të zhvillohet në Parlamentin Evropian, në pranverën e ardhshme.

Marrë nga ATSH

OKB – Trump: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që angazhohen për stabilizimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar vendet që, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

OKB – Trump: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që angazhohen për stabilizimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar vendet që, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar…