Karta e Adriatikut, Kingji takim me gjeneralin amerikan Grynkewich

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe komandant suprem i Forcave Aleate në Europë (SACEUR), u takua me gjenerallejtënant Arben Kingji


Bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe çështjet e sigurisë rajonale ishin në fokus të takimeve të zhvilluara në kuadër të konferencës së shefave të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA-Kartës së Adriatikut 2026, që po zhvillohet në Zadar të Kroacisë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur se gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe komandant suprem i Forcave Aleate në Europë (SACEUR), u takua me gjenerallejtënant Arben Kingji dhe drejtues të tjerë ushtarakë pjesëmarrës në konferencë.

Takimi u zhvillua në kuadër të konferencës së Shefave të Mbrojtjes të vendeve të Kartës së Adriatikut, e cila synon forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në fushën e mbrojtjes ndërmjet vendeve pjesëmarrëse dhe partnerëve të tyre.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikoi pamje nga takimi, duke theksuar pjesëmarrjen e gjeneralit Grynkewich dhe gjenerallejtënantit Kingji në këtë aktivitet ndërkombëtar të nivelit të lartë ushtarak.

Konferenca e Kartës së Adriatikut zhvillohet në Zadar, Kroaci, me pjesëmarrjen e drejtuesve të mbrojtjes dhe përfaqësuesve ushtarakë të vendeve të rajonit dhe Shteteve të Bashkuara.

Burimi ATSH

Hoxha në Budapest: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit fillimisht…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha në Budapest: Hungaria, përkrahje të vazhdueshme për progresin e Shqipërisë brenda BE-së

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha po zhvillon një vizitë zyrtare në Budapest, ku u prit fillimisht…