Gazheli: Pyjet drejt një sistemi kombëtar të integruar të monitorimit dhe menaxhimit

Zëvendësministri i Mjedisit, Genti Gazheli, i paraqiti këto prioritete sot gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale në kuadër të Kalendarit Tematik për Mbikëqyrjen Parlamentare


Konsolidimi i sistemit të ri të qeverisjes së pyjeve, forcimi i monitorimit dhe menaxhimit të fondit pyjor, si dhe krijimi i një sistemi kombëtar të integruar për informacionin dhe vendimmarrjen janë ndër prioritetet e Ministrisë së Mjedisit për periudhën 2026–2030.

Zëvendësministri i Mjedisit, Genti Gazheli, i paraqiti këto prioritete sot gjatë një seance dëgjimore në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale në kuadër të Kalendarit Tematik për Mbikëqyrjen Parlamentare, me fokus mbikëqyrjen e agjencive ekzekutive të qeverisë, përmbushjen e rekomandimeve të Kuvendit, strategjive dhe planeve të veprimit, zbatimin e rekomandimeve të BE-së dhe realizimin e objektivave të programit të qeverisë për mandatin 2025–2029.

Gazheli u ndal te periudha 2021–2025, të cilën e cilësoi si fazën e ndërtimit dhe konsolidimit të sistemit të ri të qeverisjes së pyjeve, të mbështetur në decentralizim.

“Agjencia Kombëtare e Pyjeve ka realizuar objektiva të rëndësishëm përmes vënies në funksion dhe konsolidimit të një sërë instrumentesh, sistemesh dhe mekanizmash kombëtarë për administrimin, monitorimin dhe menaxhimin e sektorit pyjor”, tha Gazheli.

Ndër instrumentet e ngritura, Gazheli përmendi Inventarin Kombëtar të Pyjeve dhe Kullotave, raportin vjetor të gjendjes së pyjeve, monitorimin dhe kontrollin e strukturave vendore, si dhe mekanizmat e mbështetjes teknike.

“Përvoja e deritanishme e zbatimit evidenton se, krahas ngritjes dhe vënies në funksion të instrumenteve, sistemeve dhe mekanizmave të nevojshëm për administrimin e sektorit pyjor, sfidë mbetet konsolidimi dhe ndërhyrja e tyre në një sistem kombëtar funksional dhe të integruar”, tha Gazheli.

Sipas tij, kjo kërkon sigurimin e të dhënave të plota dhe të besueshme, përcaktimin e qartë të roleve dhe përgjegjësive të institucioneve, forcimin e kapaciteteve profesionale dhe garantimin e burimeve të qëndrueshme financiare për funksionimin dhe zhvillimin e tyre.

Gazheli theksoi se qeverisja e sektorit të pyjeve mbështetet në një sistem përgjegjësish të ndara dhe të ndërvarura ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe vendor.

“Ministria përgjegjëse për pyjet ushtron rolin politikëbërës dhe rregullator, duke përcaktuar drejtimet e politikave, kuadrin strategjik e rregullator dhe planifikimin e financimit të sektorit. Ndërsa Agjencia Kombëtare e Pyjeve ushtron funksione në nivel kombëtar, që lidhen me performancën e sektorit, standardizimin, koordinimin institucional, sistemin e integruar të informacionit, monitorimin dhe mbikëqyrjen, si dhe zbatimin e kërkesave ligjore dhe dokumentacionit planifikues. Bashkitë, nëpërmjet strukturave të tyre përgjegjëse për pyjet, kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për administrimin dhe financimin e fondit pyjor”, nënvizoi Gazheli.

Zv/ministri Gazheli u shpreh se “përmirësimi i qëndrueshëm i gjendjes së pyjeve kërkon jo vetëm forcimin e kapaciteteve të secilit institucion, por edhe koordinim, bashkëpunim dhe përgjegjësi të vazhdueshme ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë”.

Më tej Gazheli vuri në dukje se “në vijim të punës së realizuar gjatë periudhës 2021–2025 dhe problematikave të evidentuara, Agjencia Kombëtare e Pyjeve e orienton fazën 2026–2030 drejt konsolidimit të rolit të saj si institucion teknik kombëtar për monitorimin, informacionin dhe mbështetjen e mirëqeverisjes në sektorin pyjor”.

“Ky orientim synon që instrumentet e ngritura ndër vite të mos funksionojnë të shkëputura, por të lidhen në një sistem të vetëm pune. Inventari kombëtar i pyjeve, ALFIS, regjistri kombëtar, planet e mbarështimit dhe monitorimi në terren synohet të prodhojnë informacion të verifikuar dhe të përdorshëm për vendimmarrjen”, tha ai.

Zv/ministri Gazheli tha se “ndër prioritetet për periudhën e ardhshme janë restaurimi dhe qëndrueshmëria e pyjeve, përmirësimi i materialit riprodhues dhe gjurmueshmëria e tij, forcimi i parandalimit të zjarreve, si dhe vlerësimi gradual i shërbimeve që ekosistemet pyjore ofrojnë për karbonin, ujin, tokën dhe biodiversitetin”.

Këto drejtime, sipas Gazhelit, krijojnë edhe bazën për zhvillimin në të ardhmen të mekanizmave të pagesave për shërbimet e ekosistemit.

Njëkohësisht, shtoi Gazheli, Agjencia Kombëtare e Pyjeve synon të rrisë aftësinë për t’i kthyer nevojat e sektorit në projekte dhe investime konkrete, duke krijuar një portofol prioritetesh që mund të mbështetet nga financime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Lexo më shumë nga

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë…

Global 360

Haxhiu: Respekti për drejtësinë nuk nënkupton heshtje përballë përpjekjeve për ta shtrembëruar historinë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh solidaritetin e tij me popullin e Kosovës dhe me familjet e të dënuarve, duke bërë…