
Pirdeni: Programi “Pas Shkolle”, lehtësi për prindërit dhe kohë cilësore për fëmijët
Me fillimin e vitit shkollor, 408 shkolla në të gjithë vendin bëhen pjesë e programit “Pas Shkolle”.

Me fillimin e vitit shkollor, 408 shkolla në të gjithë vendin bëhen pjesë e programit “Pas Shkolle”.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot se për prindërit, përfshirë mijëra punonjës të administratës publike, programi sjell më shumë qetësi gjatë orarit të punës, ndërsa fëmijëve u ofron një pasdite me aktivitete, mësim dhe mundësi për të zhvilluar talentet e tyre.
“Për herë të parë 408 shkolla në mbarë vendin do të jenë pjesë e programit pas shkolle. Për të gjithë prindërit përfshirë këtu ata mijëra prindër pjesë e administratës publike, kjo do të thotë shumë më pak shqetësim përgjatë orarit zyrtar të punës”, tha Pirdeni.
Sipas ministres, pas mësimit fëmijët do të bëjnë detyrat, do të angazhohen në muzikë, kërcim, arte pamore, zeje dhe sport.
“Një pasdite cilësore për ta, më shumë qetësi për prindërit, si dhe një mundësi reale për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e tyre”, shtoi Pirdeni.
Burimi ATSH



















