Holanda trajnon 13 prokurorë shqiptarë, fokus te etika dhe rastet komplekse

Sipas Ambasadës së Holandës në Shqipëri, trajnimi u drejtua nga prokurorja holandeze Disa Jironet dhe u fokusua te raste të ndërlikuara


Prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm nga Tirana, Elbasani, Durrësi, Gjirokastra, Saranda, Kukësi, Korça, Berati, Fieri, Vlora, Dibra, Lezha dhe Shkodra morën pjesë në trajnimin “Etika e prokurorit dhe rëndësia e ndarjes së dilemave”.

Sipas Ambasadës së Holandës në Shqipëri, trajnimi u drejtua nga prokurorja holandeze Disa Jironet dhe u fokusua te raste të ndërlikuara, veçanërisht ato që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore, ku përcaktimi i qasjes së duhur kërkon diskutim të hapur dhe profesional.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “PEOPLE”, i zbatuar nga Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare (QNL) në partneritet me Prokurorinë e Përgjithshme.

Trajnimi synoi të ndërthurë ekspertizën shqiptare dhe holandeze në fushën e prokurorisë, duke nxitur praktikën etike, reflektimin profesional dhe shkëmbimin e përvojave.

Ambasada e Holandës theksoi se forcimi i etikës, dialogut profesional dhe besimit në sistemin e drejtësisë është i rëndësishëm për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ambasadorja e BE-së viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi kthehen në mundësi për gratë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e BE-së viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi kthehen në mundësi për gratë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma…