Sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në pedonale, me muze dhe parkim nëntokësor

Me një fond limit prej 20,8 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për zbatimin e këtij projekti që parashikon ndërhyrje tërësore.


Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, një prej hapësirave kryesore publike të kryeqytetit, do të kthehet në një hapësirë të dedikuar kryesisht për këmbësorët, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e funksioneve të reja do të zhvillohen nën tokë.

Me një fond limit prej 20,8 miliardë lekë apo rreth 21 milionë euro, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për zbatimin e këtij projekti që parashikon ndërhyrje tërësore.

Sipas relacionit teknik, ndërhyrja përfshin një parkim nëntokësor, muze arkeologjik, Kapelën e Nënë Terezës, hapësira shërbimi dhe një shesh publik.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme lidhet me qarkullimin. Trafiku që aktualisht kalon në sipërfaqen e sheshit parashikohet të zhvendoset në nivelin e dytë nëntokësor. Aksesi do të realizohet përmes 3 rampave me nga dy korsi: një në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mes Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës, dhe dy të tjera në rrugën “Lek Dukagjini”. Rampat do të lidhen me një unazë nëntokësore qarkullimi, në qendër të së cilës vendoset parkimi.

Parkimi është projektuar në nivelin 7.75 metra nën tokë dhe do të ketë një kapacitet prej rreth 170 vendesh. Prej tij do të sigurohet lidhja edhe me hapësirat e tjera të kompleksit nëntokësor.

Ndërkohë, në nivelin -4 metra parashikohet një shesh i ri publik i zhytur, që do të shërbejë edhe si pikë shpërndarëse drejt funksioneve kulturore dhe publike. Projekti përfshin një hapësirë rreth 500 m² për pritjen dhe hyrjen në muzeun arkeologjik, një kapelë rreth 700 m² kushtuar Nënë Terezës, si dhe një bar-restorant prej rreth 340 m².

Sipas dokumentacionit teknik, synimi është që funksionet e reja të zhvillohen kryesisht nëntokë, duke kufizuar volumet e reja mbi sipërfaqe dhe duke ruajtur karakterin monumental dhe marrëdhënien vizuale të sheshit me ndërtesat historike përreth.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…