Koçiu: Arsimi profesional, rrugë e sigurt drejt punësimit dhe zhvillimit profesional

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka përcjellë një mesazh për rëndësinë e arsimit profesional si një mundësi konkrete për të rinjtë për t’u përgatitur për tregun e punës dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre profesionale.


Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka përcjellë një mesazh për rëndësinë e arsimit profesional si një mundësi konkrete për të rinjtë për t’u përgatitur për tregun e punës dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre profesionale.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu ndau mesazhet e dy vajzave, Ema dhe Belkisa, të cilat kanë zgjedhur arsimin profesional për të ndjekur studimet në fushën e teknologjisë së informacionit dhe inxhinierisë softuerike.

“Me mesazhin e Emës dhe Belkisës për të zgjedhur arsimin profesional si një rrugë të sigurt drejt punësimit, zhvillimit profesional dhe një të ardhmeje të suksesshme në Shqipëri, ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Koçiu.

Ema, e cila studion për inxhinieri softuerike pranë shkollës “Hermann Gmeiner”, shprehet se arsimi profesional i ka krijuar mundësi për t’u përgatitur për tregun e punës që gjatë viteve të shkollës.

Ndërsa Belkisa, nxënëse pranë shkollës “Gjergj Canco” në profilin e teknologjisë së informacionit, vlerëson mundësitë që ofron arsimi profesional për zhvillimin e saj në të ardhmen.

“Arsimi profesional ka qenë një mundësi reale për t’u përgatitur për tregun e punës që gjatë shkollës. Arsimi profesional më ka dhënë shumë mundësi zhvillimi për të ardhmen në degën e informacionit”, shprehet ajo.

Të dyja vajzat nënvizojnë gjithashtu rëndësinë e përfaqësimit të vajzave në arsimin profesional, veçanërisht në degët që lidhen me teknologjinë dhe profesionet e së ardhmes.

“Thjesht një vajzë në arsimin profesional shërben si një shtysë dhe motivim i madh. Prandaj, unë besoj se arsimi profesional është zgjedhja e duhur”, shprehet Belkisa.

Mesazhi i tyre synon të inkurajojë të rinjtë të shohin arsimin profesional si një alternativë konkrete për formimin, punësimin dhe zhvillimin e karrierës në Shqipëri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

DPA në Prishtinë, nis zbatimi i marrëveshjes me Institutin e Historisë së Kosovës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Historisë së Kosovës “Ali Hadri” nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

DPA në Prishtinë, nis zbatimi i marrëveshjes me Institutin e Historisë së Kosovës

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave dhe Instituti i Historisë së Kosovës “Ali Hadri” nisin zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, me…